I lindur në Kamerun, ka filluar të luajë basketboll vonë, në moshën 16 vjeçare, duke tejkaluar rezistencat e prindërve të tij. Tani është një prej lojtarëve më të fortë të botës dhe me skuadrën e tij mund të fitojë NBA.
Një mëngjes janari të 2011 Joe Toumou gjen një email në inboks dhe e kupton se i duhet të nxitojë: “Më duhet t’i hedh një sy këtij djali”. Toumou, trajneri basketbolli dhe vëzhgues ndërkombëtar, punon në Shtetet e Bashkuara si konsulent sportin për departamentin e Shtetit. Emaili në fjalë ja ka dërguar Didier Yanga, një mik i tij nga Kameruni, vendi ku ka lindur edhe ai, dhe përmban fotot e nipit 16 vjeçar të Yanga përballë një porte. Djali, saktëson mesazhi, është 2 metra i gjatë dhe ka filluar para pak kohe të luajë basketboll. Quhet Joel Embiid. Qysh nga ajo ditë kanë kaluar 10 vjet dhe tani Embiid luan në NBA, kampionati amerikan i basketbollit, më i rëndësishmi i botës. Është bërë ylli i Philadelphia 76ers dhe është kandidat për çmimin e lojatorit më të mirë të sezonit, sipas prognozave, skuadra e tij është midis favoriteve për fitoren e turneut. Por sikur të mos kishte qenë për atë email, udhëtimi i tij i pabesueshëm nga Afrika Qendrore në suksesin e Shteteve të Bashkuara nuk do të kishte filluar kurrë. “As mos e diskuto, nuk do ta lëmë të luajë basketboll”, i kishte thënë Toumou nëna e Joel, Christine. Babai, Thomas, një kolonel i ushtrisë kamerunase, ishte dakord. Prindërit donin që të mendonte vetëm të studionte dhe basketbolli ishte një shkujdesje pak e pëlqyer. Sipas planeve të tyre, djali do të duhej të përfundonte shkollën dhe më pas të transferohej në Francë për të frekuentuar Institut National du Sport, de l’Expertise et de la Performance (INSEP), një qendër sportive par excellance. Qenë të bindur se do të duhej të luante volejboll.
Menjëherë pasi ka marrë emailin e Yanga, Touomou kishte fluturuar në Kamerun për të takuar prindërit e Joel në shtëpinë e familjes, në kryeqytetin Yaoundé. Dhe kishte përgjigjet gati: “Në rast se doni që djali juaj të studiojë, mund t’u premtoj se djali do të frekuentojë shkollat më të mira e Shteteve të Bashkuara. Në rast se doni që të fitojë mirë, ekziston mundësia që të luajë në NBA, në rast se duhet të demonstrohet vërtet në lartësinë e detyrës”. Touomou i shpjegoi çiftit Embiid sesi i kishte ndihmuar talentet e tjera kamerunase që të hynin në shkollat e larta dhe në universitetet amerikane. Midis tyre ishte Luc Mbah a Moute, që në atë kohë luante në NBA për Milwaukee Bucks dhe prej 3 vitesh kishte arritur fazën finale të kampiopnatit universitar për skuadrën e Universitetit të California në Los Angeles (UCLA). Përballë këtyre perspektivave, prindërit e Embiid e pranuar propozimin. Pasioni i Joel për basketbollin kishte lindur vetëm 1 vit e gjysmë më parë, kur kishte parë Kobe Bryant dhe ekipin e tij, Los Angeles Lakers, të mundnin Orlando Magic në finalet e NBA për kampionatin e 2009.
Në vitet e para
Falë ndërmjetësimit të Touomou, Embiid ka filluar të punojë me një trajner lokal shumë të vlerësuar, Moudio. Djali ishte në vitet e para dhe teknika e tij linte shumë për të dëshiruar, por vinte nga një familje atletësh: babai i tij kishte qenë një lojtar i madh volejbolli, ndërsa xhaxhallarët e tij shkëlqenin në futboll dhe në basketboll. Embiid është frymëzuar pas videos së lojtarëve të mëdhenj afrikanë që kanë pasur sukses në NBA. “Kisha një thes me videokasetash të Hakeem Olajuwon (lojtar nigerian i Houston Rockets në vitet ’80 dhe ‘90)”, rrëfen Touomou. “I kam thënë se duhet t’i shikonte tri herë në ditë: për mëngjes, për drekë dhe për darkë. Moudio ja ka dorëzuar kasetat Joel dhe ai ka filluar t’i imitojë lëvizjet që shikonte në ekran. Mjaftonte për ta vërejtur se ishte special”. Atë vit Moudio e ka bërë Joel në kampin veror të Mbah a Moute. Zakonisht të dërguarit u rezervohen djemve që figurojnë mirë në kampionatet rajonale, 20 ose 25 atletë në një total më të lartë se 500.
Embiid nuk kishte marrë pjesë në përzgjedhje, por për llogari të tij qarkullonin tashm zëra entuziastë dhe kështu e kishte marrë ftesën. “Mezi po prisja që ta shikoja me idenë që ta shikoja në punë, pasi nuk kishte marrë pjesë në përzgjedhje”, kujton Mbah a Moute. “Kam mbetur i impresionuar nga ajo që ishte i aftë të bënte në atë këmishë, duke pasur parasysh që luante seriozisht basketboll vetëm prej 6 muajsh”. Teknika e Embiid ishte ende e papërpunuar, por potenciali i tij ishte i qartë. I kuptonte tashme shumë mirë aspektet mbrojtëse të lojës dhe, anipse nuk arrinte akoma që të ndiqte në mënyrë fluide lëvizjet që kishte vërejtur në videokasetat e Hakeem Olajuwon, mësonte me shpejtësi dhe vazhdonte të rriste ndjeshëm arsenalin sulmues të tij. “Nuk ishte një lojtar basketbolli formuar”, rrëfen Francois Nyam, agjenti i Mbah a Moute që merrte pjesë në organizimin e kampit veror. “Ama kishte diçka speciale: vraponte sikur të ishte gardë. Kishte një vrull të pabesueshëm për ndalesat dhe për kapjet e topit nga koshi. Dinte të luante me topin? Jo. Dinte të gjuante? Jo. Ama nëqoftëse i tregoje një gjë, me tentativën e tretë arrinte ta bënte. Për mua kjo ishte më shumë se e mjaftueshme për të vënë bast mbi të”.
Propozim i pranuar
Çdo vit lojtari më i mirë i kampit veror të Mbah a Moute mirrte pjesë në eventin Basketball Without Borders (BWB) në Johannesburg të Afrikës së Jugut, një vitrinë për t’u nënvizuar nga vëzhguesit e NBA. Pavarësisht dyshimeve të bashkëpunëtorëve të ndryshm të kampit, Nyam dhe Mbah a Moute nuk kishin dyshime: Joel ishte gati. Në rastin e BWB, Embiid i impresionoi mjaftueshëm të pranishëm sa ta bindnin familjen e tij se duhej të regjistronte në një shkollë amerikane. Touomou i kishte gjetur një vend në Gill St. Bernard’s School, në shtetin New Jersey, por në fund Joel zgjodhi propozimin e Nyam dhe Mbah a Moute, duke u regjistruar në Montverde Academy, në afërsitë e Orlando, në shtetin Florida. Në Montverde rrugëtimi i Joel ka hasur pengesat e para. Djaloshi është gjetur papritmas në stol, Mbah a Moute dhe Nyam kishin zgjedhur Montverde Academy pasi ish lojtari i Bucks kishte frekuentuar atë shkollë dhe pasi në vijim kishin dërguar lojtarë të tjerë. Por Kevin Sutton, mentori i vjetër i Mbah a Moute, e kishte lënë shkollën në verë dhe Kevin Boyle, zëvendësi i tij, kishte zgjedhur si qendër titullare Dakari Johnson, lojtar i ardhshëm i Oklahoma City Thunder. Dhe kështu, pas vitit të parë në Florida, Mbah a Moute dhe Nyam janë organizuar transferimin e Embiid në Rock School të Gainesville. “Nuk besoj se është i frustruar”, kujton Roger Moute për Bidias, shok i Joel në Monteverde Academy dhe vëlla i vogël i Mbah a Moute. “Thjesht mendonte se The Rock do t’i lejonte të luante dhe të rritej teknikisht”.
Vitin tjetër rritja e Embiid nuk ka qenë vetëm teknike. Në përfundim të sezonit, ku e kishte udhëhequr skuadrën drejt një rekordi prej 33 fitoresh dhe 4 humbjesh me fitoren në kampionatin shtetëror, ishte bërë 213 centimetra i lartë dhe kishte siguruar një bursë studimi për Kansas University. Sezoni i vetëm me bluzën e Kansas i ka mjaftuar Joel për të tërhequr vëmendjen e Philadelphia 76ers. Në 2014 skuadra, që do ta kishte zgjedhur për të tretin e draft – eventi vjetor në të cilin 30 skuadrat e NBA zgjedhin lojtarë të rinj për t’ua shtuar skuadrave të tyre – i ka dërguar rregullisht vëzhguesit e saj për të vlerësuar përparimet e talentit të ri. Një herë Sam Hinkie, drejtori sportiv i 76ers, ka ënë deri në shtëpi grua dhe binjakët e sapolindur 9 ditë më parë për të shkuar e parë ndeshje në Kansas. Duke luajtur aty, Embiid i ka prishur hierarkitë në pikën sa ta konsiderojë një zgjedhje të parë absolute të mundshme, deri kur një dëmtim në kurriz nuk i ka dhënë fund parakohe karrierës së tij universitare. Më pas një frakturë në një kockë të këmbës e ka penguar që të përgatitet siç duhet për përzgjedhjet dhe në fund Cleveland Cavaliers kanë marrë si zgjedhje të parë Wiggins (për ta shkëmbyer më pas me Minnesota Timberwolves), ndërsa Embiid ka shkuar tek Philadelphia 76ers.
Pavarësisht se nuk ka qenë e qartë se dëmtimi në këmbë do t’i prishte sezonin e parë dhe ka mundësi edhe një pjesë të mirë të të dytit, 76ers qenë të bindur për potencialitetet e Embiid. Sipas një burimi lokal, Philadelphia 76ers mendonin se kishte “mendjen e një trajneri prapa trupit prej Goliathi” dhe se posedonte të gjitha instrumentat për të qenë një prej mbrojtësve më të mirë të ligës dhe potencialisht edhe një lojtar i madh sulmues. Pra, 76ers kishin humbur kokën me te. Por ndjenja fillimisht nuk ishte e korresponduar. Faktikisht, përpara draft, Embiid e kishte lënë Kansas University për t’u transferuar në Los Angeles dhe ishte dashuruar me qytetin. Në vend që të ishte zhgënjyer pse nuk ishte përzgjedhur si zgjedhje e parë absolute, shpresonte që të percipitonte deri në zgjedhjen e shtatë, që i takonte Los Angeles Lakers.
“Arn, të duhet të bësh mrekullinë”, i ka thënë djali Arn Tellem, atëbotë kreu i departamentit sportiv të agjencisë Wasserman, për të cilën punonte Nyam. “Dua të luaj me Los Angeles, dua të shkoj tek Lakers”. Por Tellem ka lindur në Filadelfia dhe idhulli i Nyam, që ka frekuentuar liceun 30 minuta larg nga qyteti Pennsylvania, ishte Allen Iverson, ylli i Philadelphia 76ers. Të dy e kanë bindur kështu Embiid për të bërë një zgjedhje më prestigjioze dhe i kanë shpjeguar sesa e bukur ishte Filadelfia. Kështu Embiid ka mësuar që të ndajë me ta dashurinë për qytetin, edhe pse vështirësitë janë rritur ndjeshëm pas ardhjes së tij. I shkatërruar nga vdekja e vëllait të tij të vogël Arthur në një incident rrugor në Kamerun në tetorin e 2014, ka humbur shumë kohë se parashikimi për t’u shëruar nga dëmtimi në këmbë dhe i është dashur të humbë të dy sezonet e para.
Shpatulla të gjera
Por në fund ia ka dalë. I përzgjedhur 4 herë për All Star Game, është vendosur në vendin e 2-të në klasifikimin e lojtarëve më të mirë të kampionatit për vitin 2021 dhe sot është një prej basketbollistëve më të mirë të planetit. Projekti për ta ndërtuar skuadrën duke u nisur nga kopja e formuar prej tij dhe Ben Simmons është ende pak bindës, edhe pse e ardhmja e playmeaker të ri australian në Filadelfia është e paqartë. Por 76ers besojnë se shpatullat e gjera të Embiid janë mjaft të gjera sa për të mbështetur të gjithë peshën e prognozave. Sot Embiid është afër kulmit të një udhëtimi të filluar me një email dhe i vazhduar falë një talenti natyror, videokasetave të Olajuwon dhe refuzimit për të pranuar çdo lloj kompromisi që mund ta largonte nga fati që i ishte zgjedhur. Kohët e fundit ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe rrezikon që të qëndrojë jashtë për disa kohë, por skuadra në kampionat po ecën shumë mirë. “Kandidatura për titullin e lojtarit më të mirë të sezonit dhe mundësisë për ta fituar kampionatin janë fruti i punës së tij të vështirë”, shpjegon Mbah a Moute. “Ka shkuar përtej shpresave të mia”.
(nga Internazionale)
Përgatiti
ARMIN TIRANA