Johnson reagon nga spitali: Jam në humor të mirë

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë sot se ai i është nënshtruar testeve rutinë në spital për simptoma të koronavirusit, por është në gjendje të mirë shpirtërore dhe në kontakt me ekipin e tij.

“Me këshillën e mjekut tim, unë shkova në spital për teste rutinore pasi ende ndjej simptomat e koronavirusit. Jam në humor të mirë dhe jam në kontakt me ekipin tim pasi punojmë për të luftuar këtë virus, për t’i mbajtur të gjithë të sigurt”, ka shkruar Johnson në Twitter, transmeton KosovaPress.

Artikulli paraprakReagimi ndaj Ramës i mjekes që ju refuzua testi për 10 ditë: Je klloun dhe hipokrit…
Artikulli tjetërVoltana Ademi thirrje Ramës: Mos përdor sejmenët e tu për të sulmuar qytetarët e Shkodrës, ti e di mirë se…