Kandidati i Koalicionit Euroatlantik në Durrës, Joni Myshketa, ka renditur një pjesë të denoncimeve dhe shqetësimeve qytetare të ngritura prej tij në Durrës. Në një mesazh të profilin e tij, Myshketa thekson se për më shumë se dy vite është përballur me shqetësime të përditshme dhe se angazhimi i tij nuk ka munguar për të kërkuar përgjigje.
Ai akuzon institucionet për keqmenaxhim të fondeve të rindërtimit pas tërmetit të 2019-ës, mungesë transparence në shpërndarjen e ndihmës për qytetarët dhe neglizhencë ndaj nevojave bazë të komunitetit.
“Fondi i rindërtimit është përdorur pa llogaridhënie, ndërkohë që qindra familje janë ende pa strehë. Uji i pijshëm është cilësuar i dëmshëm për shëndetin, por qytetarët vazhdojnë ta paguajnë si të tillë. Mbetjet dhe rrugët e dëmtuara janë një rrezik i përhershëm për qytetarët,” shprehet Myshketa.
Ai thekson se mungesa e ndriçimit publik dhe infrastruktura e amortizuar janë indikatorë të qartë të një administrimi të dobët dhe larg interesit publik. Sipas tij, këto probleme nuk mund të quhen “të zakonshme”, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë dhe mirëqenien e banorëve.
Në përfundim të deklaratës së tij, Myshketa bën thirrje për llogaridhënie dhe premton të vijojë angazhimin e tij për të qenë zëri i qytetarëve në institucionet vendimmarrëse.
Deklarata e plotë e Joni Myshketës:
“ Denoncimet nuk ndalen!
Në këto dy vite si këshilltar i Durrësit, çdo ditë jam përballur me shqetësime të qytetarëve, dhe çdo ditë jam angazhuar të kërkoj përgjigje për to! Problemet që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve nuk janë të zakonshme – ato kërkojnë zgjidhje konkrete dhe urgjente!
✅ Fondi i rindërtimit – Denoncime të vazhdueshme për keqmenaxhimin e fondeve që duhej të shpërndaheshin për rindërtimin e Durrësit pas tërmetit.
✅ Uji i pijshëm – Paguhet si i tillë, por nuk është i tillë! “Ekspertja e shëndetit thotë konsumimi i tij të sëmur, por nuk të vdes.”
✅ Mbajtja e pastrimit dhe menaxhimi i mbetjeve – Mbetjet vazhdojnë të mbeten një problem çdo fillim sezoni me plazhe dhe kosha të mbushur, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.
✅ Rrugët e amortizuara dhe ndriçimi i pamjaftueshëm – Rrugët e Durrësit janë të amortizuara, të dëmshme dhe pa ndriçimin e duhur, duke vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve.
Ky është momenti për të kërkuar llogari! Çdo denoncim, çdo kërkesë, çdo problem që lind, është një detyrim që unë kam për të zgjidhur.
‼️ Premtoj që do të jem aty çdo ditë, ashtu si gjatë këtyre dy viteve, për të ngritur zërin tuaj dhe për të kërkuar përgjigje për çdo problem që dëmton qytetin tonë. Durrësi meriton më shumë!
4️⃣
Jonuz Myshketa
#durres #ShqipëriaMeritonMëShumë #jonimyshketa #votonr4kea”