Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Joni Myshketa, ndau një mesazh të fortë në rrjetet sociale, duke theksuar lodhjen e qytetarëve nga politika e vjetër dhe thirrjen për një zgjim qytetar.
“Fushatat janë të lodhshme, por kur njerëzit të presin me ngrohtësi, gjithçka ia vlen,” – shkruan ai. “Ata janë të neveritur nga premtimet boshe të 35 viteve të fundit dhe kanë një mesazh të qartë: Aman të ikin këta që janë në pushtet!”
Sipas tij, njerëzit kërkojnë ndryshim të vërtetë – një politikë që nuk largon të rinjtë, nuk mbyt biznesin, dhe që ofron frymë të re.
“Ka shpresë,” – thotë ai, – “por ajo kërkon reagim masiv!”
Postimi i plotë:
Fushatat elektorale janë sifilitëse, pasi duhet të bësh km, por kur të presin mirë qytetarët nuk ka çmim.
Njerëzit duan ndryshim, duan të renë, janë të neveritur nga politika 35 vjeçare me premtime boshe, por një emërues rë përbashkët kanë:
Aman të ikin këta që janë në pushtet thonë, se na lodhën, na përzunë fëmijët, I morën frymën biznesit etjjjjj.
Ka shpresë, por duhet reagim masiv!
ZGJOHU DHE VOTO ZGJUAR!
PËR VETEN TËNDE, TË ARDHMEN TONË!
#jonimyshketa
#ShqipëriaMeritonMëShumë
#votokea
#nr4