Joni Myshketa: “Lerini ngjyrat politike – vota është akt ndërgjegjeje, jo formalitet”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Durrës, Joni Myshketa, ka bërë një thirrje ndryshe në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Në një postim reflektues dhe i drejtpërdrejtë, ai fton qytetarët të dalin përtej bindjeve tradicionale politike dhe të votojnë me ndërgjegje të plotë.

Sipas Myshketës, kjo nuk është thirrje për apati, por një ftesë për vetëdijësim qytetar.

Me këtë mesazh, Myshketa synon të nxisë një frymë të re pjesëmarrjeje, ku qytetari nuk voton për “ngjyrën”, por për vlerat, përfaqësimin dhe përgjegjësinë. Një qasje që synon të çojë politikën përtej tribalizmit partiak, drejt një vendimmarrjeje më të ndershme dhe të informuar.

Postimi i plotë i Joni Myshketës:

“Lerini ngjyrat dhe konceptet e flamujve politikë.”
Nuk është një thirrje për apati.
Është një ftesë për të parë më thellë, për të kuptuar se vota është akt individual dhe i ndërgjegjshëm, jo një formalitet i deleguar.

Në këto zgjedhje, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për njerëz që mendojnë vetë dhe vendosin vetë.

#Durrës #VotoJoniMyshketa #ShqipëriaMeritonMëShumë

Exit mobile version