Joni Myshketa: “Ne nuk kemi pushtet, por kemi qytetarin dhe lirinë”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Durrës, Joni Myshketa, ka dalë me një deklaratë të fortë kundër presioneve elektorale dhe manipulimeve që, sipas tij, po përjetohen në terren gjatë fushatës zgjedhore. Në një mesazh të gjatë dhe të sinqertë, Myshketa denoncon taktikat e kundërshtarëve që përdorin administratën, paratë dhe frikën për të ndikuar votën e qytetarëve, por thekson se forca e tij dhe e ekipit të tij vjen nga lidhja me qytetarët, ndershmëria dhe liria.

Postimi i plotë i Joni Myshketës:

Për të gjithë kandidatët që kopjojnë spotet tona, fjalët tona, madje edhe denoncimet tona:

Ju urojmë suksese me vrullin e ri që keni marrë!
Urojmë ta vazhdoni denoncimin edhe pas zgjedhjeve, se jeta vazhdon edhe pas datës së votimit, dhe problemet e qytetarëve nuk mbarojnë me fushatën.

Për ata që na ndjekin pas çdo takimi me qytetarët, për të bërë presion, për të intimiduar, për t’u kujtuar votuesve që “familjarët i kanë në punë shteti” — ju njohim mirë.

E dimë që me forcë mund të na mundni. Se i keni gjithë nëpunësit me vete.
E dimë që me para mund të na mundni. Se keni vjedhur pa hesap për vite.
E dimë që me grupe kriminale mund të na kërcënoni. Ju i keni pasur gjithmonë — ne kurrë.

Kudo që shkoni, dëgjojmë togfjalëshin: “Ne i kemi krahët e ruajtura”.

s’ të ë, ë, nëë.
Kemi qytetarin. Kemi përuljen. Kemi familjen. Kemi LIRINË!

Dhe pikërisht kjo është forca jonë.
Ju mund të bëni baltë, shantazh, e të shpërndani para.
Por nuk mund të blini as përuljen, as ndershmërinë, as lirinë!

P.S. Foto e vitit 2019 — ne jemi këtu edhe para, edhe pas 11 Majit!

Exit mobile version