Në atmosferën e ngarkuar të fushatës zgjedhore, ku premtimet shpesh mbeten në letër, një mesazh ndryshe ka ardhur nga kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Durrësit, Joni Myshketa. Me një videomesazh të ngrohtë, të shpërndarë së bashku me familjen e tij, Myshketa përcolli jo vetëm një program politik, por edhe një zotim njerëzor, emocional dhe përfaqësues të vlerave familjare.
“Ky nuk është vetëm një moment, është një zotim”, shprehet Myshketa, ndërsa thekson rrënjët e tij në Durrës dhe përkushtimin për t’i shërbyer qytetarëve me ndershmëri dhe besnikëri.
“Përfaqësoj Durrësin — qytetin tim, njerëzit e mi, rrënjët e mia.
Përfaqësoj veten me ndershmëri dhe përkushtim.
Mbi të gjitha, përfaqësoj familjen time — burimin e forcës dhe frymëzimit tim të përditshëm.
Me zë të qartë dhe me zemër plot, vij për t’i dhënë zë çdo durrsaku që beson se politika mund të jetë ndryshe.”
Përmes këtij komunikimi emocional dhe të sinqertë, kandidati Myshketa përpiqet të afrojë politikën me qytetarët, duke vënë në qendër vlerat që shpesh mungojnë në diskursin politik: ndershmërinë, familjen dhe përkushtimin personal.
Me moton “Zgjohu dhe voto zgjuar! Për veten tënde, të ardhmen tonë!”, ai u bën thirrje të gjithë banorëve të Durrësit që të marrin pjesë në votime dhe të japin mbështetjen për një qasje të re dhe dinjitoze në politikë.
Postimi i plotë i Joni Myshketa-s:
Ky nuk është vetëm një moment, është një zotim.
Unë përfaqësoj Durrësin — qytetin tim, njerëzit e mi, rrënjët e mia.
Përfaqësoj veten me ndershmëri dhe përkushtim.
Mbi të gjitha, përfaqësoj familjen time — burimin e forcës dhe frymëzimit tim të përditshëm.
Me zë të qartë dhe me zemër plot, vij për t’i dhënë zë çdo durrsaku që beson se politika mund të jetë ndryshe.
ZGJOHU DHE VOTO ZGJUAR!
PËR VETEN TËNDE, TË ARDHMEN TONË!
#durres #votojonimyshketa #ShqipëriaMeritonMëShumë #votokea