Debate të forta në Komisionin parlamentar hetimor për inceneratorët. Pas leximit të padisë në SPAK ndaj Jorida Tabakut, si kryetare e komisionit, deputetja e PS-së Ermonela Felaj e ka ndërprerë vazhdimisht dhe nuk e ka lejuar për disa minuta të flasë Tabakun.
Tabaku, ka ngritur tonet duke i kërkuar të pushojë pasi po shkel rregulloren.
E nderuar zonja Felaj, qe paskeni ardhur e qete pas pushimit te një jave. Ju kishte munguar Ermonela?!
Znj. Felaj nuk ishte javën e kaluar dhe zv.kryetari, z.Arben Pellumbi, tha se “nuk e dimë nese po bëjmë mire apo keq per këta dëshmitarë. Ndaj duhet te pyesim”. Une ne cilësinë e kryetares krijova mundësinë per nje takim ne SPAK.
Ndërhyn Felaj nuk lejon kryetare e komisionit te flasë…
Tabaku: Te lutem, përndryshe do zbatoj rregulloren. Qetësohu dhe pusho! Je duke prishur mbledhjen. Qetësohu dhe pusho!
PS eshët krenare qe Ermonela erdhi nga pushimet jashtë dhe erdhi me pushime te plota per te punuar ne kete komision.
Ashtu sikurse u diskutua ne komision, ne cilësinë e kryetares se komisionit, une organizova nje takim me kreun e SPAK. Te nderuar qytetare, nuk ka akuze me te mire sesa nga ata qe sot duhet e ishin para drejtësisë, sesa ajo qe mu be nga znj. Felaj. Felaj ne konflikt te pastër interesi sepse ishte pjese e dhënies se nje prej fazave te inceneratroti dhe do te marre peng punën e komisionit ne javën me te rëndësishme, qe duan te pengojën hetimin, dhe nuk duhet te ishte sot ne komision. Na ben sot moral për diskutimin e ligjit. beje kete padi edhe per Veliajn dhe Manjen. Kete kallëzim beje per vete dhe tre anetare te komisionit. Keni qene vendimmarrëse per Elbasanin, Fierin dhe Tiranën. Kush eshte en konlfikt interesi eshte sot këtu duke u bere mbrojtjen ne komision. Padia qe sot po ben Felaj, i njëjti nga z.Zoto dhe Mertiri.