Jorida Tabaku në mbyllje dëgjesës së Komisionit Hetimor për këtë javë: 80% e dëshmitarëve kanë përgjegjësi për aferën e inceneratorëve

Në komisionin hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku tregoi se Antoneta Dhima nuk ka nisur shkresën për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë por unë do ta nis atë si Kryetare e Komisionit. Kryetarja e komisionit hetimor Tabaku gjithashtu njoftoi se  Arjola Kodra ka marrë thirrjen e tretë, nëse refuzon do të zbatojmë ligjin për shoqërimin e saj

E kemi vendosur përgjegjësinë dhe peshën politike, njëkohësisht dhe peshën e ligjit tek SPAK për të vepruar. Faktet që po paraqiten këtu, kanë bërë që kushdo të dëgjojë se çfarë ka ndodhur me aferën e inceneratorëve. Dhe me përgjegjësi të plotë e them, në 80% të rasteve të dëshmitarëve të cilët ne kemi thirrur, kanë përgjegjësi për aferën e inceneratorëve. Zonja Dhima nuk e nisi shkresën për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë por unë do ta nis atë si Kryetare e Komisionit. Më vjen keq që PS nuk bie dakord të zbatojë ligjin sepse unë e di që jam në anën e ligjit, dhe i kërkoj anëtarëve të Komisionit që ditën e hënë, ora 10.00 të rimblidhemi për zonjën Arjola Kodra dhe të presim 48 orëshin për njoftimin sepse tha se nuk e ka marrë akoma njoftimin për mbledhjen e sotme. E konsiderojmë këtë njoftimin e tretë dhe më pas do të zbatojmë ligjin për shoqërimin e saj.

Artikulli paraprakBasha ndan fotot e takimit: Luan Hoti është modeli i politikës sonë të re, me fytyrë njerëzore, që dëgjon dhe shërben me qytetari, larg konfliktit dhe gjuhës përçarëse, për të garantuar normalitet dhe zhvillim për Durrësin
Artikulli tjetërInceneratorët, SPAK merr në pyetje Alqi Bllakon dhe Armando Subashin