Arben SHAHINI
Shumëkush nuk e di se çfarë fshihet pas deklaratave të sekserëve politikë të bizneseve të lidhura me qeverinë. Askush nuk mund ta dijë dhe ta parashikojë se pse shpesh herë nga disa ish eksponentë të PD vijnë deklarata të forta kundër PD apo Bashës.
Ajo që duhet të dini është se pas çdo deklarate të tillë lëvrijnë miliona euro nga paratë e taksave tuaja në xhepat e tyre. Këtë nuk duhet ta harroni. Ju mund ti shikoni si shenjtorë kur shfaqen në media me teza të demokracisë, mund të mendoni se ata po përgjërohen për interesat tuaja.
Mund të mendoni se ata janë busulla e moralit shoqëror, kur në të vërtetë ajo që ju nuk mund të shikoni përtej fytyrës së tyre është se ata po bëjnë biznes me ju. Po ju grabisin paratë tuaja me përfitimet që sigurojnë nga pushteti përmes atyre deklaratave politike që bëhen në shërbim të regjimit dhe regjimi di si ti shpërblejë.
Kjo ndodh sa herë i shikoni këta matrapazë politikë të shfaqen publikisht duke bërë opozitën e opozitës dhe shërbëtorin e regjimit. Nuk kanë as turp as cipë. Shkelin mbi veten e tyre dhe këtë e bëjnë për përfitime personale. Mund ti vini çfarë emri të doni, vetëm se duhet të kthjelloheni dhe të shikoni të vërtetën që qëndron pas këtyre deklaratave.
Jozefina Topalli i konsideroi shkodranët sot “talebanë” se ata dogjën materialet zgjedhore të një regjimi kriminal në përputhje të plotë me zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës sipas dekretit të Presidentit që thotë se nuk ka datë zgjedhjesh me 30 Qershor.
Pse është shpërfytyruar ajo që hiqej deri dje si engjëlli mbrojtës i Shkodrës dhe shkodranëve? Kjo është e thjeshtë për tu kuptuar. Duhet ta dini se ajo po bën biznes me regjimin dhe regjimi ka shumë para të pista korrupsioni dhe krimi për ti paguar këta shërbëtorë të së keqes.
Jozefinë, tenderin e shkollës që dogjën “talebanët” në Shkodër a do ta fitojë Faiku?