Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat ka deklaruar se Amnisti penale që synon Edi Rama është një mesazh për drejtësinë.
Ai tha se një rëndësi të veçantë ka mesazhi për sa kohë që nën hetim janë çështje të tillë si inceneratorët.
“Nuk mund të përfitojnë ata që kanë kryer korrupsion aktiv, kanë bërë korrupsion me tendera, zgjedhor, shpërdorim detyre etj. Duan t’i dërgojnë sinjal drejtësisë që ju i dënoni ne i lirojmë, mesazh që ka rëndësi duke qenë se ka procese në vijim si çështjet e inceneratorëve. Shqiptarët e dinë se ku fle lepuri”, tha ai.