Në një postim në platformën X, anëtarja e kryesisë së PD, Taulanda Jupi, shprehet se pavarësisht përpjekjes së medias për t’i veshur kostumin e politikanit-artist, sërish është e pamundur për të fshehur dhe mbuluar skandalet e qeverisë së Edi Ramës.
Më poshtë postimi i plotë i Jupit:
“Mëhalla mediatike” këtë mbrëmje u përpoq në mënyrë “ekskluzive” t’i vishte Edi Ramës kostumin e ngushtë të një politikani-artist.
Një përpjekje e sforcuar dhe retushim i pamundur i autoportretit të Edi Ramës, të cilin ka “gdhendur” më së miri me skandalet e një pasnjëshme korruptive që kanë përfshirë qeverisjen e tij.