Jupi: PD sot ka lançuar së bashku me forumin e gruas, një Shkollë Politike për përfaqësim cilësor

Anëtarja e kryesisë së PD-së zyrtare, Taulanda Jupi e ftuar në studion e lajmeve në ‘Ora News’ foli për riorganizimin e Partisë Demokratike.

Jupi u shpreh se PD ka lançuar fazën e parë të projektit për gratë dhe vazjat shqiptare.

Jupi: PD sot ka lançuar së bashku me forumin e gruas fazën e parë të një projekti që i shërben në fakt një pjese shumë të rëndësishme të organizimit të partisë, por sidomos të një kulture të re komunikimi me pjesën më të rëndësishme të shoqërisë tonë, gratë edhe vajzat shqiptare.

Bëhet fjalë për shkollën politike të vajzave dhe grave një projekti i iniciuar me vullnet dhe i mbështetur nga partnerët tanë.

Kemi vetëdijen se forumi i gruas duhet të rikonceptojë marrëdhien e saj me vajzat e gratë.

Ne kemi nevojë për një përfaqësim cilësor edhe real të grave dhe vajzave përtej kuotave gjinore.

Qoftë ngjarjet në parlament, qoftë zhvillimet në Komisionin e Reformës Zgjedhore do duhet të presim përfundimin e këtij komisioni.

Unë shikoj që tani një lloj ngurrimi të PS për ti pranuar kërkesat e opozitës.

Opozita ndodhet sot në një situatë që i bën nder vetëm Ramës.

I fituari nga konfilkti mes opozitës shqiptare është padyshim Edi Rama.

Exit mobile version