Juristi i PD zbardh skemën e blerjes së votave nga PS në Tiranë duke bashkëpunuar me individë me rekorde kriminale

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve u mblodh mesditën e sotme për të shqyrtuar këkesat ankimore të PD-AN dhe kërkesën ankimore të kandidatit Bokien Abazi, lidhur me zgjedhjet në qarkun Tiranë.

KAS kishte vendosur të kaloheshin këtë të martë për shqyrtim të dyja kërkesat ankimore që kërkojnë përpavlefshmëri të zgjedhjeve për ZAZ qarku Tiranë.

Përfaqësuesi ligjor i PD në këtë komision, Marash Logu tha se, ankimimi i paraqitur prej tyre më 9 maj, kundërshton vendimin e KQZ për rezultatet zgjedhore në qarkun Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit dhe kërkon pavlefshërmi të zgjedhjeve në ZAZ Tiranë dhe përsëritjen e zgjedhjeve në këtë zonë.

Logu ka përmendur të gjitha kallëzimet që PD ka kryer para, gjatë fushatës dhe theksoi se “PD vlerëson se periudha para e gjatë e pas fushatës u shoqerua me shkelje të rënda të ligjit, kemi depozituar këtë kërkese duke parashturar të gjitha shkeljet e pretenduara në 5 shtylla kryesore”.

Sipas tij, “shtylla e parë ka të bëjë me fenomenin e shpërndarë masivisht për blerjen e votës përmes bashkëpunimit të drejtuesve të lartë politik të PS me individë me rekorde të tmerrshme kriminale”.

Artikulli paraprakRama, makinacione për të tërhequr padinë në Kushtetuese për 30 qershorin, analisti: Nëse kjo ndodh, ky vend ka prekur fundin
Artikulli tjetërRaporti i KiE: Në Shqipëri nuk ka asnjë përmirësim në luftën kundër pastrimit të parave