Juristi Jordan Daci zbulon çfarë fshihet pas refuzimit të komisionit Xhafaj: Një dorë po i lëviz të gjithë

Për juristin Jordan Daci, përgjigjet negative ndaj komisionit të drejtuar nga Fatmir Xhafaj janë të koordinuara dhe jo individuale.

Në një lidhje direkte në “Top Story”, juristi tha se reformat nuk mund të jenë të paprekshme dhe duhen korrigjime.

Grida Duma: Qëndrimet e instuticioneve të drejtësisë ndaj komisionit parlamentar të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, si qëndron, ku e ka fokusin, deri ku e ka efiçencën dhe më tej.

Jordan Daci: Përgjigjet negative janë të koordinuara, nuk janë rastësi. Nuk më duken përgjigje individuale.

Nëse kthehemi mbrapa për reformën në drejtësi, një pjesë ka marrë pjesë. Reformat nuk mund të jenë të paprekshme, reforma kërkon korrigjim. A do ishte ky komision korrigjim i duhur, këtë se them dot. Reforma në drejtësi ka nevojë për korrigjime që nuk cenojnë thelbin.

Nga ana tjetër është e paplotësuar. Nga ana tjetër, kodet, ne kemi një sistem që nuk përshtatet aspak, kodi penal dhe kode të tjera të rëndësishme kanë nevojë për rishikime për të zhbërë mbetjet komuniste.

Ose janë koordinuar mes vetes, ose një palë e tretë i ka koordinuar këto përgjigje. Pjesëmarrja në një komision parlamentar, ligjvënësi bën politikën dhe kjo nuk do të thotë që politika do e cenoje.

Exit mobile version