Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’, tha se nuk duhet lejuar që kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha të krijojmë një komision anti-Spak.
‘Komisioni i Posaçëm Anti-Korrupsion është i njëanshëm. Nuk duhet lejuar që Rama-Berisha të krijojnë një komision Anti-SPAK. Uroj të mos ketë një marrëveshje të pazarit politik mes Edi Ramës dhe Sali Berishës që të konsiderohet si marrëveshje ani-SPAK.’– tha Spahiu.