1-Albana Shtylla – ish-anëtare e KQZ e emëruar nga PS.
2- Alma Vokopola (Faskaj) – Këshilltare e Komisionit të Ligjeve pas 2013, e punësuar dhe nën influencën direkte të Fatmir Xhafajt.
3- Donald Xhelili, është emëruar Kancelar i Gjykatës së Tiranës pas vitit 2013 nga kjo qeveri
4- Eljona Lloja, rezulton e emëruar në Bashki në pozicionin e përgjegjëses së sektorit pas 2015.
5- Elvis Zaimi, punon pranë Bankës së Shqipërisë në pozicionin e Drejtorit të Sektorit Bankar e Juridik. Rezulton të ketë bërë disa shkrime e artikuj kritik nëpër gazeta të ndryshme mbi 21 Janarin, Reformën në Drejtesi e ndikimin politik në mbështetje të PS.
6- Florjan Ballhysa, ish-këshilltar i Fatmir Xhafajt kur ka qenë ministër i Drejtësisë. Në 2013 u emërua nga Xhafaj Këshilltar i Komisionit të Ligjeve.
7- Ina Rama, si kryeprokurore nuk ka bërë asnjë proçedim penal për gjyqtar apo prokuror të korruptuar
8- Klara Mullaj, ka qenë punonjëse e INUK gjatë kohës së drejtimit të institucionit nga Zyhdi Dajti. Ka qenë në proçedim penal për shpërdorim detyre.
9- Lindita Xhillari, është Ndihmës Komisionere tek Avokati i Popullit dhe ish-drejtoreshë Juridike në Presidencë perpara vitit 2012.
10- Nertila Sadedini, aktualisht është drejtoreshë në Ministrinë e Mjedisit.
11- Olsi Komici, është emëruar nga Edi Rama në korrik 2014, si ekspert i jashtëm në grupin e punës të Task-Forcë, për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, përmes kalimit në pronësi private dhe në përdorim të tretëve të pasurive, tokë truall, tokë bujqësore, pyje, livadhe, kullota, territor shtetëror, objekte si dhe të llojeve të tjera të pronave të paluajtshme të shtetit. Sipas medias ka qenë nën proçedim penal për falsifikim dokumetash dhe korrupsion.
12- Rezarta Abdiu, ish-drejtoreshë e Antikorrupsionit, Këshilli i Ministrave 2001-2005.
13- Rozeta Ivanova, kandidate e PS për kryetare të KQZ kur u zgjodh si kryetar i saj Denar Biba.
14- Shpresa Beçaj, ish-Kryetare e Gjykatës së Lartë.
15- Sokol Çomo, ish-zëvendësministër i Drejtësisë gjatë qeverisjes së PS, i zgjedhur nga PS dy herë anëtar i KLD. Ende në detyrë si anëtar i KLD.
16- Valbona Sanxhaktari: juriste në Kryeministri.