Juristja Marinela Ziu do të përfaqësojë Koalicionin Euroatlantik në qarkun Korçë: Korrupsioni në Shqipëri, në nivele të larta. Ja zgjidhja jonë!

Ekspertja dhe juristja Marinela Ziu është kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për qarkun Korçë, e cila me eksperiencën dhe ekspertizën e saj siguron një përfaqësim dinjitozë dhe ofron një alternativë për një Korçë tjetër, të çliruar nga hallkat e korrupsionit dhe të nepotizmit.
Për vite me radhë ajo ka shërbyer si eksperte ligjore dhe ka drejtuar departamentin Antikorrupsion në PD-Demokratët Euroatlantikë.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në facebook, Ziu shprehet se sot korrupsioni është në nivele të larta dhe paratë që duhet të shkonin për rritje rrogash, janë vjedhur duke u abuzuar me to.

“Sot, korrupsioni është në nivelin më të lartë në histori!
Paratë që duhet të shkonin për rritjen e pagave, pensioneve, infrastrukturës dhe investimeve, zhduken në aferat e pushtetarëve që e kanë shndërruar shtetin në një strukturë të organizuar abuzimi dhe vjedhjeje.” – shkruan Ziu.

Më poshtë postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Qarkut Korçë!
Unë jam Marinela Ziu, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Korçës.

Korça është vendlindja ime, qyteti ku jam rritur dhe kam ndërtuar ëndrrat e mia. E njoh çdo rrugë, çdo familje dhe çdo sfidë me të cilën përballeni çdo ditë.

‍⚖ Kush jam unë?
✅ Juriste, eksperte për çështjet e antikorrupsionit prej 12 vitesh.
✅ Kam denoncuar me prova dhe fakte afera korruptive në nivel qendror dhe lokal.
✅ Kam shërbyer si Këshilltare Ligjore në Kuvendin e Shqipërisë, eksperte ligjore në Komisionin Hetimor të Zgjedhjeve dhe eksperte ligjore në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

⚠ Sot, korrupsioni është në nivelin më të lartë në histori!
Paratë që duhet të shkonin për rritjen e pagave, pensioneve, infrastrukturës dhe investimeve, zhduken në aferat e pushtetarëve që e kanë shndërruar shtetin në një strukturë të organizuar abuzimi dhe vjedhjeje

Dhe kush e paguan këtë?
Ju! Me taksa të larta, çmime të shtrenjta, paga të ulëta dhe mungesë investimesh në të gjithë Qarkun e Korçës.

Është koha për ndryshim!

Korça është qyteti i histories, kulturës dhe njerëzve punëtorë, por sot:
❌ Bizneset po mbyllen për shkak të taksave të larta dhe mungesës së investimeve.
❌ Vendi po zbrazet dhe të rinjtë po largohen sepse nuk shohin asnjë të ardhme këtu.
❌ Bujqësia dhe turizmi – dy shtyllat kryesore të ekonomisë sonë – janë në duar të një grushti të vogël njerëzish të lidhur me pushtetin, që përfitojnë çdo mbështetje dhe subvencion.

✅ Ne kemi një #Program me një plan të qartë zhvillimi për të gjithë Qarkun e Korçës!
Koalicioni Euroatlantik është zgjidhja më e besueshme, sepse ne nuk premtojmë – ne veprojmë!

Ju meritoni më shumë. Shqipëria meriton më shumë!
Voto për Koalicionin Euroatlantik – voto për të ardhmen e Korçës!

#KoalicioniEuroatlantik
#KohaPërNdryshim ⏳
#MarinelaZiu
#KorçaMeritonMëShumë
#ShqipëriaMeritonMëShumë

Exit mobile version