Andrea Agnjelli është i kënaqur nga rezultatet e Juventusit të tij, në fushë dhe jashtë saj, edhe pse e shikon të ardhmen me shumë vëmendje. Presidenti i Juventusit ka përpiluar relacionin e përvitshëm financiar që do t’ju prezantohet aksionierëve në 25 tetor, me “Gazzetta dello Sport”, që zbulon pasazhe mjaft interesante, duke nisur nga lajmet e mira për sa i përket llogarive me Agnellin që shprehet. “Bilanci që prezantojmë është dëshmia e grintës që ka dalluar Juventusin e këtyre 6 viteve të fundit, tradita e këtij klubi është dhe do të jetë fitorja, dhe mbështetja ekonomike financiare me të cilën operojmë karakterizohet nga përputhshmëria në raport të drejtë me rezultatet sportive”, u shpreh Anjeli.
Gjithsesi përtej prezantimit qershia mbi tortë në raportin e Agnellit ka të bëjë me zërin e të ardhurave me Presidentin që shkruan. “Një arkëtim prej thuajse 388 milionë eurosh, përfaqëson rekordin historik të bilancit të Juventusit, që për të dytin vit radhazi regjistron një përmirësim prej më tepër se 4 milionë eurosh. Juventusi është në duar të sigurta dhe ka perspektivë të mirë zhvillimi, por duhet të vazhdojë të përmirësojë si arkëtimet ashtu dhe të përmirësojë menaxhimin”, tha ai.
Agnelli vijon më tej se, Juvenusi duhet të rritet me metodën e autofinancimit dhe e ardhmja ofron sfida të mëdha, edhe për arsyen se, pjesa më e madhe e arkëtimeve garantohen nga pjesëmarrja e vazhdueshme në Champions League, ku që nga 2018 do të jenë 4 skuadrat italiane që do të marrin pjesë.
Beppe Marotta rrëfen planet e Juventusit për të ardhmen. Fitorja kundër Empolit në fundjavë i dha mundësitë Juventusit të shkëputej me 4 pikë nga Napoli ndjekës në klasifikimin e Serisë A. Kampionët e Italisë duket se tashmë janë mësuar me të tilla situata, duke patur parasysh se në pesë vitet e fundit në Serinë A është “Zonja e Vjetër” ajo që po bën ligjin. Për të tashmen dhe për të ardhmen është drejtori sportiv i Juventusit, ai që jep pak a shumë një ide mbi planet që ka skuadra dhe padyshim që merkato është një sektor ku bardhezinjtë nuk dëshirojnë të qëndrojnë pasivë. Objektivi i parë mbetet porta, me Gianluiggi Buffon që ndodhet afër lamtumirës.
“Gigi është një portier i jashtëzakonshëm, ai ka mbrojtur për shumë vite portën e Juventusit. Është numri një absolut dhe të gjesh një zëvendësues që t’i afrohet nivelit të tij është një mision disi i vështirë. Sidoqoftë ne të tregohemi shumë të kujdesshëm, në mënyrë që trashëgimtari i tij, të jetë një garanci më shumë për skuadrën”, tha ai.
Gjatë merkatos verore, Juventusi ishte protagonist absolut përsa i përket transferimeve. Madje, si rallë herë në historinë e këtij klubi, u realizua dhe një nga blerjet më të bujshme, ajo e Gonzalo Higuain, për shumën e 90 milionë euro. Për t’u pasuar më pas, me futbollistë si Dani Alves, Pjanic, Pjaca, apo dhe Cuadrado. Do të ishte realizuar dhe një blerje e fundit. Axel Witsel pritej të merrte në skuadër vendin e lënë bosh nga Paul Pogba, por kur gjithçka dukej e mbyllur drejtuesit e Zenti St.Petersburg, penguan transferimin e tij.