Kalimi i Granit Xhakës në Arsenal duket çështje ditësh, por ende gjithçka është e pazgjidhur.
Sipas mediave italiane, Juventusi dhe Paris Saint Germain kanë hyrë në garë për shërbimet e mesfushorit shqiptar, duke ia prishur planet Jose Mourinhos, transmeton Express.
“Le të shohim se çfarë do të ndodhë. Sot jam lojtar i Arsenalit, pas Euro 2020 do të flasim”, kishte thënë ditë më parë Xhaka.
Ndërhyrja e Juves dhe PSG-së mund t’ia ndërrojë mendjen Xhakës që disa javë është në bisedime me Romën.
Edhe pse ish-kampioni i Serie A është i interesuar për Manuel Locatelli, i cili gjithashtu po luan mirë në “Euro 2020”, Xhaka do të ishte alternativa nëse dështon transferimi i Locatellit.
Derisa Paris St. Germain po kërkojnë të përforcohen edhe më shumë në mesfushë dhe tashmë kanë hedhur sytë kah Xhaka, e ardhmja e të cilit do të vendoset pas “Euro 2020”.