Juve, Dybala në “orbitën” e Realit

Reali i Madridit në sulm për Paulo Dybala. Drejtuesit e Juventusit janë vënë në alarm, pasi klubi “Los Blancos” ka vendosur në qendër të vëmendjes së tyre, yllin argjentinas Paulo Dybala. Më herët për 23-vjeçarin kishte shfaqur interes dhe Barcelona, por vetë sulmuesi e refuzoi ofertën e kampionëve të Spanjës. Ndërkohë që bardhezinjtë janë vënë në lëvizje për të mos lejuar largimin e Dybala. Pritet që në ditët në vazhdim, drejtori i Përgjithshëm i “Zonjës së Vjetër”, Beppe Marotta t’i ofrojë futbollistit një kontratë 5-vjeçare, nga ku do të përfitojë 7 milionë euro në sezon.
Një shumë e konsiderueshme, vetëm që yllit argjentinas t’i largohet dëshira për të bërë gati valixhet. Nga ana tjetër, klubi merenges nuk ka ndërmend të qëndrojë duarkryq, pasi Dybala pëlqehet shumë edhe nga tekniku i Realit, Zinedine Zidane, i cili vlerëson aftësitë teknike që ka sulmuesi. Urdhëri i tij është për Presidentin Florentino Perez, Dybala të transferohet në Madrid. Madje, për aftësitë e 23-vjeçarit ka folur edhe një emër i madh i futbollit italian, Arricho Sacchi, i cili e ka cilësuar Dybala si Mesin e ri. Ndërkohë që argjentinasi ende nuk e ka thënë fjalën e tij, fakt që shton akoma edhe më shumë ankthin në shtëpinë e Juventusit.

Artikulli paraprakReali “shuplakë” Granadës në La Liga
Artikulli tjetërRefuzimi i Lewandowskit