Juve hedh sytë nga Isco

Mesfushori spanjoll mund të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të janarit pasi nuk po gjen hapësira tek “Los Blancos”.

Juventusi po planifikon të përforcohet pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit.

Bianconeri do ta lansojnë një ofanzivë në drejtim të Real Madridit, të cilit do t’ia kërkojnë Iscon.

Lajmin e ka bërë të ditur portali sportiv italian Calciomercato.

Drejtori sportiv i kampionit italian Fabio Paratiici është i gatshëm t’i nisë bisedimet me “Los Blancos”, të cilëve do t’ju ofrojë 75 milionë euro për përfaqësuesin spanjoll.

Isco nuk po gjen hapësira nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidane.

Ai e ka nisur vetëm një lojë nga fillimi, prandaj largimi i tij gjatë afatit kalimtar të janarit është më se i mundshëm.

Për largimin e mesfushorit kreativ nga “Santiago Bernabeu” flitej edhe në vitet e fundit.

Artikulli paraprakZbardhet skandali i Ramës për aeroportin e Vlorës, projektin e bën arkitekti i arrestuar për korrupsion
Artikulli tjetërTrump: gati të reagojmë pas sulmeve mbi naftën saudite