Juve kërkon mesfushorin e Real

Juventus kthehet në sulm për Dani Ceballos, mesfushori 21-vjeçar i Real Madrid, një nga të rinjtë më të talentuar në La Liga. Bardhezinjtë ishin interesuar për futbollistin andaluzian edhe në verën e kaluar, pasi ra në sy me paraqitjet e tij te Real Betis në kampionatin që shkoi dhe me Spanjën në Euro U-21 të zhvilluar në Poloni. Për momentin, Ceballos nuk po gjen vend te skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane, si pasojë e pranisë në ekip të Kroos, Modriç, Kovaçiç dhe Casemiro. Dani Ceballos ka luajtur 14 ndeshje me Real Madrid për një total prej 531 minutash me dy gola të shënuar në La Liga. Në këtë mënyrë, të bazuar te dëshira e futbollistit për t’u aktivizuar më shumë, Juventus është gati të huazojë futbollistin me Real Madrid me të drejtë blerjeje përfundimtare në qershor kundrejt 30 milionë eurove. Në verën e kaluar, “Los Blancos” e morën mesfushorin nga Betis për 17 milionë euro. Ai ka një kontratë me klubin e Florentino Perez deri në qershor 2023, kësisoj i takon Real Madridit të vendosë të ardhmen e tij.

Artikulli paraprakËndrra ambicioze e presidentit të Koresë së Jugut
Artikulli tjetërNedved bisedime me yllin e United