Juventus akord për Danilon

Danilo është vetëm një hap larg transferimit te Juventusi. Sipas mediave spanjolle bardhezinjtë dhe Reali i Madridit kanë gjetur akordin që anësori i djathtë të veshë fanellën e Kampionëve të Italisë. Juventus do t’i paguajë Realit për kartonin e tij 20 milionë euro, plot 11 milionë euro e gjysëm më pak nga sa Reali i pagoi Portos për ta blerë dy vjet më parë.
Me Danilon, Juventusi gjen në këtë mënyrë zëvendësuesin e Dani Alves që sapo zgjidhi kontratën në mënyrë konsensuale. Me Danilon në planin personal, Juventusi ka një akord mbi bazën e një page prej 5 milionë eurosh në pesë vjet. 25-vjeçari ka gjetur pak hapësira aktivizimi sezonin e kaluar, duke zhvilluar gjithsej 17 ndeshje si titullar, vetëm 3 prej të cilave në Champions League.
Me transferimin e tij te Juventus, Danilo do të riformonte bashkë me Alex Sandron dyshen e futbollistëve të krahut që luanin dikur në Dragaoi me Porton, gjithmonë nëse Alex Sandro qëndron me bardhezinjtë në Torino. Pas sulmit të Chelseat që e ka kërkuar me insistim, Juventusi duhet t’i rezistojë edhe atij të Paris Saint Germain që është gati të paguajë deri në 65 milionë euro për Alex Sandron.

Artikulli paraprakPortugalia fiton finalen e vogël, mund 2-1 Meksikën
Artikulli tjetërLa Liga