Ardhja e Cristiano Ronaldo te Juventusi ndihet, madje shumë. Edhe pse sulmuesi portugez ende nuk ka realizuar asnjë gol në dy javët e para, bardhezinjtë kanë arritur t’i fitojnë ato, ka më shumë entuziazëm por ka edhe më shumë të ardhura. Për ndeshjen e parë që kampionët e Italisë luajtën në fushën e tyre ishin 40.173 tifozë dhe të ardhurat kapën shifrën rekord të 2.704.173 euro. Ndërkohë që, një vit më parë, në debutimin ndaj Cagliari, bardhezinjtë arkëtuan 900 mijë euro më pak.
Çka do të thotë që fitimi këtë vit është 48% më shumë se një sezon më parë. Kjo tregon se blerja e Cristiano Ronaldo ka patur shumë vlera, por edhe shpjegon se përse në ndeshjen e parë që Real Madrid luajti në fushën e tij stadium ishte gjysmë i boshatisur. CR7 sjell tifozë dhe të ardhura, ndj Juventus ka bërë “bingo” me blerjen e tij.
Marcelo ndjen nostalgji për Ronaldon
Me lamtumirën e Cristiano Ronaldo, lista e liderëve të pazëvendësueshëm te Real Madrid duket se ka mbetur vetëm me dy lojtarë: kapiteni i madh Sergio Ramos dhe i palodhuri Marcelo, dy “shkëmbinjtë” ku bazohet fortesa e “Los Blancos”.
Lopetegui nuk e mendon në këtë mënyrë. Trajneri e zëvendësoi brazilianin në minutën e 60-të, të ndeshjes së fituar ndaj Girona. Mëngjarashi nuk e mori mirë këtë vendim, për herë të fundit, ai ishte zëvendësuar në tetor të vitit 2017.
Menjëherë pas ndeshjes, Marcelo tha: “Më habiti zëvendësimi, por respektoj vendimin e trajnerit. Mund të kisha vazhduar lojën sepse ndihem në 100% të mundësive të mia. Unë do të doja të luaja gjithmonë”.
Lopetegui duket se nuk e ka nisur mirë në relata me lojtarët, duke parë edhe lënien në stol të Varane, Modric apo Courtois. “Kemi dy portierë shumë të mirë që mund të luajnë në çdo moment. Unë kam parë shumë mirë Keylor në stërvitje, ai ka qenë fantastik dhe jam i kënaqur për të.”
Gjithsesi, Marcelo tregon edhe për nostalgjinë ndaj një shoku të vjetër: “Cristiano Ronaldo është më i miri në botë dhe është e qartë se skuadrës tonë i mungon diçka nga largimi i tij”.