Juventus i prish punë Realit për Mbappe

Monaco's French forward Kylian Mbappe Lottin celebrates after scoring a goal during the French L1 football match Monaco (ASM) vs Troyes (ESTAC) on February 20, 2016 at the "Louis II Stadium" in Monaco. AFP PHOTO / VALERY HACHE / AFP / VALERY HACHE (Photo credit should read VALERY HACHE/AFP/Getty Images)

Skuadra e Juventusit ka hyrë në garë për sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe. E përditshmja italiane, Tuttosport në ballinën e saj ka lajmin se Juventus e dëshiron sulmuesin 18-vjeçar të Monacos, Kylian Mbappe. Ai nuk është lojtari i vetëm të cilin e dëshiron Juventus nga Monaco, pasi në listë janë edhe Fabinho, Bakayoko dhe Lemar. Sipas kësaj të përditshmeje, kontaktet në mes të Juventusit dhe Monacos janë të vazhdueshme dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.
Juventus tashmë e di se vlera e lojtarit është 100 milionë euro, edhe pse e dinë se kjo shifër është e ekzagjeruar, ata e shohin si të mundshme ta paguajnë. Për Mbappe, tashmë Monaco ka pranuar ofertat e para nga Real Madrid dhe disa skuadra të tjera të Premierligës, të cilat janë të gatshme të paguajnë shumën e kërkuar. Sulmuesi francez këtë edicion ka luajtur 44 ndeshje, ku ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 14 asistime.
Juventusi troket në portën e Bayern Munich për një prej futbollistëve më të talentuar të bavarezëve. Bëhet fjalë për Renato Sanches, i cili është një prej lojtarëve më premtues të futbolllit botëror. Sanches, nuk ka luajtur mjaftueshëm në këtë sezon të Bundesligës, por cilësitë e tij nuk diskutohen dhe diçka të tillë e di mirë Juventusi që e ka përfshirë në listën e dëshirave për sezonin e ri. Megjithatë vlera e 19-vjeçarit nuk është e ulët, pasi mesfushori vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Exit mobile version