Juventus i rrëmben tjetër lojtar Realit, falë mesazheve të CR7

Cristiano Ronaldo, ylli i Juventus do Marcelo-n, mbrojtësin e Real Madrid, në Torino. Të dy janë në kontakt të vazhdueshëm edhe pas transferimit të portugezit në Torino.
Sipas “El Confidencial”, CR7 i ka dërguar vazhdimisht mesazhe Marcelo-s me synimin për ta bindur të bashkohet me të. Gjithsesi, Juventus nuk e ka kontaktuar akoma Florentino Perez-in.
Nën n ëntor, klubi bardhezi ka bërë të ditur se do të vihej në lëvizje për brazilianin vetëm nëse Real Madrid do të pranonte të negocionte një transferim të mundshëm.
Agnelli nuk ka ndërmend të paguajë klauzolën e lojtarit. Marcelo, në fakt, ka një kontratë deri në 2022-in dhe ky është një avantazh i madh për madrilenët.
Pavarësisht nga kjo, “Los Blancos” kanë nisur kërkimet për të gjetur një zëvendësues. Sipas “AS”, Florentino Perez, është gati të paguajë 50 milionë euro për mbrojtësin e majtë të Betis, Junior Firpo. Nëse e bën këtë, Marcelo do të ishte i lirë të shkonte në Torino.

Marcelo Cristiano Ronaldo

marcelo cropped d4ax5zm1l9141l1jns9gbctu8 1535468667 62480

Artikulli paraprak“Qeveria barkplot qesh e tallet me popullin barkbosh”!
Artikulli tjetërKllouni që u bë viktimë për t’i rritur “nderin” Ramës!