Drejtuesit e kampionëve të Italisë, një ditë më parë zhvilluan një takim me agjentin e futbollistit në “Galileo Ferraris”, për të parë gatishmërinë e futbollistit për t’u transferuar te “Zonja e vjetër”.
E mesa duket, Douglas Costa e pëlqen vërtet idenë për të veshur fanellën bardhezi, gjë që e tregon fakti që braziliani refuzoi një ofertë të Interit të ardhur në drejtim të tij. Por, për të siguruar shërbimet e Douglas Costa, drejtuesit e Juventusit duhet që të bindin fillimisht ata të Bayern Munchen, që të lejojnë kalimin e lojtarit në Torino, duke qenë se bavarezët duan të blejnë një tjetër futbollist të rëndësishëm.
Bayern e mori Douglas Costa nga Shakhtar Donetsk për 35 milionë euro dhe kontrata me futbollistin skadon në verën e vitit 2020. Kampionët e Gjermanisë e vlerësojnë kartonin e tij 50 milionë euro, ndërkohë që Juventusi është gati të nisë bisedimet me ofertën fillestare prej 35 milionë eurosh.
Përsa i përket pagës, Douglas Costa përfiton te Bayern Munchen 4 milionë euro në sezon, ndërsa “Zonja e vjetër” është gati t’i japë brazilianit 5 milionë euro, shifër së cilës do t’i shtohen edhe bonuse të tjera.
Ndërkohë, sulmuesi kilian që ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Topçinjtë” nuk po gjen ende një destinacion të ri edhe pse ofertat për të qëndrojnë pas derës së Wenger. Trajneri francez u ka bërë me dije klubeve të Chelsea-t dhe Manchester City se do të jetë shumë e vështirë që ta shkëpusin lojtarin nga Arsenali pasi klubi nuk dëshiron t’ua shesë rivalëve direktë.