Ka dyshime se mund të arratiset, Drejtoria e Burgjeve refuzon shoqërimin e Dritan Dajtit në gjykatë, avokati: Keni në dispozicion 6 mijë policë rendi

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka refuzuar të shoqërojë në Gjykatën e Elbasanit Dritan Dajtin, pasi ka dyshime të bazuar në informacione se ai mund të arratiset.

 

Avokati i Dajtit, sot në Gjykatën e Elbasanit ku mbahet seanca në lidhje me kërkesën e tij për lirim nga qelia me pretendimin se ka përfunduar dënimin, është shprehur se mos realizimi i prezencës fizike të Dajtit në seancë, është jo normale, pasi aktualisht janë 3800 policë burgjesh dhe 6 mijë policë rendi në Shqipëri.

“3800 policë burgjesh dhe 6 mijë policë rendi në Republikën e Shqipërisë, nuk shoqërojnë dot në gjykate një të dënuar. Ndërkohë që tek e njëjta gjykatë, në vitet ‘99-‘00. Janë gjykuar në praninë e tyre në salle. Bëhet fjalë për banda të viteve ‘97”, u shpreh ai sipas Neës24.

Seanca e mëparshme u shty për shkak se nuk u arrit të mundësohej lidhje online, për këtë shkak edhe seanca e sotme do të zhvillohet me video konferencë nga ambientet e burgut të Peqinit.

Exit mobile version