Ka harruar golin me Milanin, Gimenez: Shpërblej pritjen fantastike

Nuk është e pazakontë në futbollin modern që qendërsulmuesi të reduktojë diapazonin e tij të veprimit për të nxjerrë një mbrojtës kundërshtar dhe për të hapur hapësirë. Por, a është Santiago Gimenez ai lloj “nëntëshi”?Qysh te Fejnordi, statistikat tregonin se nuk ishte, edhe pse ai ka qenë i gatshëm të bënte sakrifica. Meksikani preferon të sulmojë hapësirat, siç bënte dikur Filipo Inzagi, por tek ajo lloj manovre që kultivohet, ndodh rrallë. Pas tre golave në pesë daljet e para, sulmuesi duket se po kalon një moment vështirësie.

Trajneri thotë se është çështje forme fizike dhe përshtatjeje me një realitet të ri, ndërsa ka specialistë (Kostakurta) që thonë se ai shënoi në ato dalje të para prej entuziazmit, të cilin tashmë që nuk e ka më.
Vetë Gimenez nuk është shfaqur i shqetësuar nga grumbullimi i Meksikës, teksa, i pyetur për aventurën e tij kuqezi këta tre muaj të parë të 2025-ës, ai tha: “Edhe pse nuk është një moment i mirë ai që po kaloj tani, më duhet të them se më pritën shumë mirë te Milani. Për atë klub flitet shumë nga jashtë, por brenda tij, vlera dhe rëndësia që ka, përjetohen dy herë më shumë sesa mund të imagjinohet”.

Artikulli paraprakOrjola Pampuri: Koalicioni Euroatlantik me program konkret dhe kandidatë me integritet
Artikulli tjetërStudimi: Shumica e të punësuarve në Shqipëri, nuk sigurojnë dot të ardhura të mjaftueshme