Ka një efekt qetësues dhe relaksues, pirja e çajit jeshil ose të zi në mëngjes ndihmon në rritjen e niveleve të energjisë

Mos harroni se çaji, qoftë i zi apo jeshil, “përmban një aminoacid të quajtur L-theanine që ka një efekt qetësues dhe relaksues në mendje”.

 

Vetitë e tij janë analizuar: “Një studim zbuloi se çaji i zi ndihmoi në uljen e niveleve të kortizolit te pacientët e stresuar deri në 47%.

Pse të pini çaj në mëngjes

Kur e dini se sa ju ndihmon çaji i mëngjesit, do të mendoni dy herë nëse ju ofrohet një filxhan kafe.

Është përmbajtja e kafeinës në çajin e mëngjesit që mund të na zgjojë me të vërtetë.

Gjithashtu kafeina shkakton një rritje të neurotransmetuesve të tillë si dopamina, substanca kimike përgjegjëse për të na bërë të “ndihemi mirë”.

Nëse doni të dini, pse çaji dhe jo kafeja? Përgjigja është: “Çaji mund t’ju japë energji pa ju shkaktuar nervozizëm si kafeja.”

Nëse pini çaj jeshil në mëngjes kjo do t’ju sigurojë energjinë e nevojshme për të përfunduar ditën.

Ai siguron antioksidantë dhe minerale dhe ndihmon në kontrollin e oreksit.

Çaji i zi është më i rekomanduari për të pirë me stomakun bosh, thekson El Mundo.

Me çajin e zi stimulimi do të jetë më progresiv, por i mjaftueshëm për të përmbushur objektivin për t’u përqendruar më mirë gjatë punës ose studimit.

Exit mobile version