“Ka një vit që kemi depozituar projekt-ligje që forcojnë SPAK”, Basha: Shpresojmë të mos bien në vesh të shurdhët të partisë së ribashkuar të Ramiz Alisë

Prej pothuajse një viti ndodhen të depozituara propozimet tona që kanë lidhje me shqetësimet e qytetarëve, që kanë lidhje me luftën kundër korrupsionit, që kanë lidhje me pastrimin e parlamentit dhe të qeverisë nga politikanët e korruptuar dhe të lidhu me krimin. Që kanë lidhje me sigurinë tonë kombëtare, që kanë lidhje me forcimin dhe jo shkatërrimin e SPAK, në mënyrë që e pavarur nga politika të godasë atë që sot nga shumica e qytetarëve shihet si problem kryesor në vend, që shtë korrupsioni politik, që është korrupsioni i qeverisë.

Ndaj, kërkesa e parë ndonëse e dimë që do të bjerë në vesh të shurdhët të partisë së ribashkuar të Ramiz Alisë sot nën bashkëkryesimin e Edi Berishës dhe Sali Ramës është që të fusim pa vonesë për diskutim në komisionin e ligjeve paketën e propozuar për SPAK e cila mundëson nga njëra anë burime financiare dhe njerëzore adekuate, në mënyrë që SPAK të mos mbetet peng i mungesave të burimeve njerëzore dhe financiare, për të avancuar me dosjet e nxehta të korrupsionit dhe me kallëzimet e shumta, duke përfshirë dhe ato nga ne drejt qeverisjes më të korruptuar që ka njohur Shqipëria në këto 34 vite që është qeveria e Edi Ramës.

Exit mobile version