“Ka shërbyer në postet më të larta”, mediat ndërkombëtare jehonë arrestimit të Ilir Metës: U arrestua për pastrim parash

Lajmi për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

abcnews” shkruan se ish-presidenti i Shqipërisë Meta është arrestuar për pastrim parash të dyshuar, sipas partisë së tij.

“Partia e majtë e Lirisë në Shqipëri tha të hënën se lideri i saj dhe ish-presidenti shqiptar Ilir Meta është arrestuar me akuza të dyshuara për pastrim parash.

Meta, 55 vjeç, u arrestua në kryeqytet, Tiranë, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas mediave lokale.

Ai po hetohej për lobim të dyshuar të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara vite më parë. Meta ka shërbyer në postet më të larta në Shqipërinë postkomuniste, duke përfshirë si kryeministër, ministër i jashtëm dhe deputet”, shkruan kjo media ndër të tjera.

“Partia e majtë e Lirisë në Shqipëri tha të hënën se lideri i saj dhe ish-presidenti shqiptar Ilir Meta është arrestuar me akuzat e dyshuara për pastrim parash.

Meta, 55 vjeç, u arrestua në kryeqytet, Tiranë, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas mediave lokale. Stacionet televizive lokale treguan oficerë policie të maskuar dhe me rroba civile duke marrë Metën nga automjeti i tij pasi ai u kthye nga Kosova fqinje përpara mbajtjes së një konference për shtyp. Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi, e quajti atë “një rrëmbim kriminal”.

Meta ka qenë presidenti i mëparshëm i Shqipërisë, i cili ka shërbyer në periudhën 2017-2022. Ai po hetohej për lobim të dyshuar të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara vite më parë. Ai dhe ish-bashkëshortja e tij gjithashtu janë hetuar me akuzat për fshehje të pasurisë dhe të ardhurave të tyre personale”, shkruan Asociated Press.

“Ish-presidenti i Shqipërisë Meta është arrestuar, dyshohet për pastrim parash”, shkruan prestigjiozja “The Washington Post”.

Exit mobile version