Kabuli dyndet në aeroport për të ikur nga talebanët

Afganistani është tashmë në një eksod refugjatësh që po përpiqen të largohen pasi talebanët kanë marrë nën kontroll vendin.

Kabuli tashmë është zgjuar ndryshe, por në kryeqytet nuk ka më trazira pasi forcat qeveritare janë larguar bashkë me Presidentin Ghani.

Probleme ka vetëm në aeroportin ndërkombëtar ku bashkangjitur stafeve diplomatike të shteteve perëndimore janë dhe mijëra afganë që po tentojnë të largojnë.

Në fillim u raportua për një zjarr në aeroport, por më pas ishin trupat amerikane që qëllonin në ajër për të zmbrapsur apo larguar turmat e njerëzve.

Exit mobile version