Kadilli: Rama nuk është si Putini dhe Erdogani sepse në Shqipëri nuk është vrarë asnjë gazetar

Në një intervistë për gazetarin Adi Krasta në ‘A Show’, kandidati për kryetar partie në PD, Fatbardh Kadilli, edhe pse i cilësoi zgjedhje të manipuluara, sërish bëri fajtor kryetarin e opozitës Lulzim Basha, që sipas tij ka humbur shumë beteja dhe nuk mund të fshihet pas manipulimit të zgjedgjheve që ka bërë Rama herëpashere.

Kadilli tha se Rama nuk mund të krahasohet me Putinit dhe Erdoganit, pasi në Shqipëri nuk është vrarë asnjë gazetar.

‘Në mënyrë absolute këto janë zgjedhje të padrejta, të pabarabarta, por legalisht janë të certifikuara. Proceset janë në vazhdim, por nuk shikoj që do të ndryshojë diçka.

Unë shpresoj shumë që këtë radhe të ndëshkohet krimi elektoral, blerja e votës dhe shumë shkelje ligjore.

Këtë radhë pashë një inxhinieri të blerjes së votës në mënyrë shumë më perfide.

Unë shikoj te Rama të gjithë elementët e Erdoganizmit dhe Putinizmit, po prapë jemi goxha larg.

Po marrë vetëm patronazhiastët, shoqëria shqiptare reagoi dhe e ka antidotin më të fortë se dy shoqëritë, në Turqi dhe Rusi. Këtu nuk ka ndodhur që të vritet ndonjë gazetar.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërKush janë ish-drejtuesit e PS të përfshirë në trafikun e 400 kg kokainë