Presidenti i Kompanisë së Sigurimeve “Eurosig” e INSIG, Kadri Morina, është dekoruar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Amerikan School of Global Mengment, me qendër në Florida për kontributin e tij në fushën e biznesit. Ky titull ju dha z.Morina gjatë një ceremonie të veçantë në Tiranë nga Universiteti Amerikan UAC, School of Global Management dhe International Academy of Social Sciences me qendër në Florida, USA, i cili ka si synim përgatitjen e studentëve për t’u bërë liderë botërorë, biznesmenë të mëdhenj, sipërmarrës të fuqishëm e personalitete të shquara në fusha të ndryshme.
Në këtë event nderonin me pjesëmarrjen e tyre personalitete nga Amerika dhe Europa, si: Exellency Guiseppe Tedechi Gentelmen of His Hiliness the Pope-Vatikan; Alfonso Ceballos Escalera y Gila, Këshilltar i Mbretit të Spanjës; Presidenti i Universitetit UCA; Alfonso Ceballos Escalera y Gila, Këshilltari i Mbretit të Spanjës; Konti Dr.Otto F. von Feigenblatt Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë, Universiteti UCA si dhe Pedro Fuentes Cid, lider i rezistencës kubane në USA, avokat i njohur dhe Këshilltar i Jashtëm i Kongresmenit të Floridas.
Pas marrjes së titullit, z. Morina u shpreh për mediat se ky është një vlerësim i madh dhe titulli u takon të gjithë shqiptarëve.“Ndihem i lumtur dhe shumë krenar, pasi ky çmim nuk më takon vetëm mua tashmë, por i takon të gjithë shqiptarëve dhe popullit shqiptar, për të gjithë ata njerëz që japin kontributin e tyre në ndihmë të njerëzve në nevojë, në ndihmë të vlerave historike të atdheut të tyre dhe në ndihmë të kulturës në të gjithë fushat e jetës”, tha ndër të tjera z. Morina.
Para disa muajsh, Presidenti i Kompanisë së Sigurimeve Eurosig e INSIG, z. Kadri Morina u vlerësua në Itali nga Akademia “Papale Bonifaciana” me titullin “Akademik i Nderit për vitin 2016” me motivimin “për impenjimin e kontributin aktiv kulturor e social në realizimin e idealeve, vlerave dhe qëllimeve të kësaj Akademie”.
Kadri Morina është një nga investitorët e suksesshëm e të rëndësishëm në ekonominë e tregut shqiptar. Investimet e tij i ka shtrirë edhe në Kosovë, me blerjen e Kompanisë e Sigurimeve “Dardania”, sfidë e re disa milionëshe. Kadri Morina përveçse një investitor, shembullor dhe i suksesshëm në tregun kapitalist shqiptar, gëzon ndjeshëm virtytin e bamirësisë. Bamirësinë e sheh si diçka të shenjtë. Sponsorizimet financiare të këtij investitori lenë gjurmë mirësie e inteligjence. Presidenti i EUROSIG, zoti Kadri Morina, ka ndihmuar prej vitesh me donacione e veprimtari për Çështjen Kombëtare Shqiptare, si në Kosovë, etj., jep kontribute të herëpashershme në disa fondacione të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, ka sponsorizuar veprimtari brenda e jashtë Shqipërisë, iu ka gjend shumë njerëzve në nevojë, ka dhënë dhurata për fëmijët e policëve të rënë në detyrë. Ka dhënë kontributin e tij financiar në restaurimin e Xhamisë së Et’hem Beut në qendër të Tiranës, jo vetëm për rëndësinë shpirtërore si një kult fetar, që ka kjo xhami, por edhe si një vlerë kombëtare, monumentale dhe historike. Ai ka sponsorizuar në ndërtimin e kulteve fetare, në Peshkopi, Marikaj, Zall Bastar. Me moton “Mirësia prodhon inteligjencë”, z.Kadri Morina sponsorizoi drekën e Papa Françeskut, në vizitën që ky i fundit, bëri në Shqipëri. Jo rastësisht u zgjodh Kadri Morina që Papa të shijonte drekën nga duart e një myslimani, për të treguar virtytin e shpirtit shqiptar, tregues tejet i veçantë ky se Shqipëria është mbretëria e tolerancës fetare që ekziston në Ballkan.
Arlind RAMA