Macet po ashtu u ofrojnë mbrojtje të veçantë foshnjave, edhe pse efekti i tyre tek imunitetit është më i dobët se i qenve.
Foshnjat të cilat kanë kontakt me qentë më rrallë vuajnë nga infeksionet e veshit dhe rrugëve të frymëmarrjes se sa foshnjat të cilat jetojnë në shtëpi pa kafshë shtëpiake, konkludohet në studimin amerikan të publikuar në revistën “Pediatrics”.
Studimi nuk shpjegon pse, por sugjeron që jeta në kontakt me qenin, i cili kalon pjesën më të vogël të ditës jashtë shtëpisë mund të forcojë sistemin e imunitetit të fëmijës në vitin e parë të jetës.
Macet po ashtu u ofrojnë mbrojtje të caktuar foshnjave, edhe pse efekti i tyre i imunitetit është më i dobët se i qenve.
Studimi bazohet në 397 fëmijë finlandezë, prindërit e të cilëve kanë shkruar çdo ditë në ditar gjendjen shëndetësore të fëmijëve të tyre gjatë vitit të parë të jetës, nga nëntë deri 52 javë.
Në përgjithësi foshnjat me qen dhe mace në shtëpi ishin për 30 për qind më pak të prira për infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, duke përfshirë kollën, ethet dhe temperaturën dhe janë afërsisht përgjysmë më pak të prirë për të zhvilluar infeksione të veshit. Fëmijët me kafshë shtëpiake kanë shpenzuar edhe më pak antibiotikë.
“Nëse fëmijët kanë pasur kontakt me qen ose mace në shtëpi, kanë pasur shëndet shumë më të mirë gjatë periudhës së hulumtimit”, pohohet në studimin të cilin e kanë kryer ekspertët e Spitalit të universitetit Kuopio në Finlandë.
“Paraqesim dëshmitë e para që mbajtja e qenit mund të jetë mbrojtje për infeksionet e traktit respirator gjatë vitit të parë të jetës”, shkruan në studim.
“Konsiderojmë që kontakti me kafshët ndihmon maturimin e sistemit të imunitetit, çka çon tek reagimi më e mirë i imunitetit të organizmit dhe kohëzgjatjes më të shkurtër të sëmundjeve”