Kaka fiton një vend në Copa America me Brazilin

Pas Neymar, David Luiz e Thiago Silva e Marcelo, Brazili duhet të bëjë edhe pa një tjetër yll në Copa America. Kur kanë mbetur pak ditë nga fillimi i këtij kompeticioni një lajm i keq vjen nga infermiera për trajnerin e Selecaos, Carlos Dunga. Bëhet fjalë për sulmuesin Douglas Costa, i cili përpara disa ditësh pësoi një dëmtim muskular në kofshën e majtë. Në fillim u duk se dëmtimi ishte i lehtë dhe nga stafi mjekësor u vendos që lojtari të qëndronte pushim disa ditë, deri sa të merrnin një përgjigje më të detajuar për shkallën e dëmtimit. Nga analizat doli se sulmuesi nuk mund të vazhdojë dot me seancat stërvitore, pasi periudha e rikuperimit kërkon më shumë kohë nga ç’ishte parashikuar dhe në këtë mënyrë futbollisti i Bayernit humbet mundësinë për të qenë pjesë e 5-herë kampionëve të Botës në Kupën e Amerikës. Një humbje e madhe kjo për Brazilin dhe trajnerin Dunga, të cilit nuk i ngelet gjë tjetër veçse të fillojë të mendojë për një zëvendësues. Dëmtimi i Douglas Costa mund t’i krijojë më shumë hapësira, Philipe Coutinhos. Për të zëvendësuar Costën, trajneri Dunga ka rikthyer në kombëtare Kakanë, i cili ishte përfshirë në listën rezervë. Aventurën në Copa America, Brazili do ta nisë në datën 4 qershor me ndeshjen ndaj Ekuadorit.

Artikulli paraprakBarcelona sfidon Juventusin për Berardin
Artikulli tjetërPD: Pse nuk trumbetoi Tahiri meritat e tij edhe për operacionin e Balilit?