Kalemaj: Një alternativë e tretë mund të thyejë binomin e partive të mëdha, duhen listat e hapura

Politologu Ilir Kalemaj në MCN Live u shpreh se partive të reja u ka munguar rezistenca, ndërsa u shpreh se persona të cilët kanë denoncuar Berishën, sot janë duke kërkuar të bëhen deputetë në partinë e tij.

Ai tha se duhet të krijohet një alternativë e tretë për të thyer binomin e dy partive të mëdha që i pasojnë topin njeri-tjetrit dhe sipas tij për të arritur këtë duhen listat e hapura dhe mundësia e konkurrencës.

Ai tha se në Evropë ka raste të shumta ku partitë e reja kanë mundur që të fitojnë dhe vende në parlament.

“Këtu nga një anë kemi 130 e kusur parti politike, nga ana tjetër kemi një bipolarizëm një parti që ka qenë LSI apo sot PL, pra tortën e pushtetit e kanë ndarë këto. Kështu që është e lehtë të flasësh për parti të reja sepse këtu partitë e reja ose nuk kanë pasur një avantazh, asgjë që nga financat, media e me radhë, spektri i fragmentarizuar pra duhet të jesh pragmatizëm brenda këtyre kontureve.

Ideja është se një pjesë e mirë e grupit parlamentar që si kemi dëgjuar të debatojnë njëherë, kanë hallin e karriges së tyre, duke qenë gjithë kohës kundër Berishës sot janë duke kërkuar të bëhen deputetë në partinë e tij. Problemi që shtrohet këtu është nëse do të ketë alternativë të tretë dhe mendoj se alternativa e vetme do jetë në formën e harkut. Kjo alternativë do të shërbente për të thyer këtë binomë që i pasojnë topin njëri-tjetrit.

Forcave të reja u ka munguar rezistenca. Tani kemi partinë e re të Agron Shehaj por problemi është ato nuk arrijnë dot të paraqesin sfidë për sistemin. Basha nëse e ka në planë duhet pa humbur kohë të shpalli një parti të re që të ruajë sa mund nga ai grup parlamentar që të shërbejnë si një gjysëm lokomotive dhe të gjithë partitë e tjera që nuk duan të hyjnë në rresht të partive të mëdha dhe të krijohet një alternativë e re që mbledh gjithë të tjerët por duhet të kenë lista të hapur konkurenciale.

Në Evropë ka raste të shumta ku partitë e reja kanë fituar vende në parlament. Mozaiku e bën më të fortë popullin opozitar, shton vota në vend që të pakësojë vota. Një tjetër mundësi është që secili nga këta të konkurrojnë me programet e veta me identitetin e tyre politik por të bashkohen për një koalicion pas zgjedhor si e vetmja mundësi për të mundur Ramën.”

Exit mobile version