Pas Antonio Contes edhe Jose Mourinho shfaqet kritik ndaj Federatës angleze të Futbollit. Për trajnerin e Manchester United problemi qëndron tek numri i madhi ndeshjeve që duhet të luajnë në një periudhë të caktuar dhe se kalendari i përcaktuar është çnjerëzor. “Futbollistët e mi janë shumë të lodhur, është shprehur Mourinho, dhe kjo për meritë të sukseseve tona në të gjitha aktivitetet, por edhe për shkak të kalendarit. Imagjinoni sikur të luanim edhe gjysmëfinalen e FA Cup. Deri në fund të sezonit do të luajmë çdo 3 ditë”.
Por Mourinho nuk heq dorë as nga specialiteti i tij që është provokimi. Portugezi theksoi se nuk e përjashton mundësinë që në ndeshjen me Crystal Palace më 21 maj të aktivizojë futbollistët e skuadrave zinxhir nëse Manchester United do të kualifikohet për në finale të Europa League.
“Kushedi, mund të marr skuadrën e Nicky Butt për të luajtur me Crystal Palace dhe shpresoj që kjo skuadër të mos e ndjejë të nevojshme të fitojë pikë për të siguruar mbijetesën, sepse do të ishte diçka e shëmtuar nëse Crystal do të luante ndeshjen e jetës, ndërkohë që ne do të prezantoheshim me lojtarët e ekipeve të të rinjve”, shtoi Mourinho.
Mourinho ka paralajmëruar se mund të luajë me skuadrën U-23 të Manchester United në ndeshjen e tij të fundit në Premier Ligë, kundër Crystal Palace. Trajneri i “djajve” është ankuar për kalendarin e ngjeshur të skuadrës së tij, i cili ka krijuar një listë të gjatë dëmtimesh.
Erik Beili dhe Ljuk Shou janë të fundit që i shtohen infermierisë pas ndeshjes ndaj Suonsit dhe tekniku portugez po shqyrton alternativat e mbetura nëse “djajtë” mundin Selta Vigon në dy gjysmëfinalet e Ligës së Europës.
“Nëse mundim Seltën kemi një finale të mërkurën (24 maj) dhe luajmë kundër Palasit të dielën (21 maj). Dy ditë përpara kësaj luajmë ndaj Sauthemptonit dhe me gjithë respektin, pasojat që rrezikojmë mund të jenë shkatërrimtare. Ndoshta do të sjell trajnerin e akademisë (Niki Bat) dhe skuadrën e tij për të luajtur kundër Palasit dhe shpresoj që atyre të mos u duhet ndeshja për të qëndruar në Premier Ligë, sepse do të ketë pasoja nëse ata duan tri pikët dhe përballë do të kenë skuadrën e 23-vjeçarëve”, tha Mourinho.