Kallëzohet penalisht kryebashkiaku i Kavajës, 15 ditë pas paralajmërimit të Ramës!

Ekzaktësisht 15 ditë pas paralajmërimit të kryeministrat Edi Rama, vijnë masat konkrte ndaj kryebashkiakut të Kavajës Isa Sakja. 18699825 10154844001536636 8250931497150942642 n

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije kallëzimin penal për kryetarin e Bashkisë së Kasvajës, Isa Sakja. Krahas kryetarit IKMT ka kallëzuar penalishe dhe dy zyrtarë të tjerë të bashkisë së Kavajës. Sipas IKMT-së, kallëzimi penal është bërë për shpërdorim detyre.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzon penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, kryetarin e Bashkisë, Isa Sakja.

Kryebashkiaku i Kavajës akuzohet per veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Bashkia Kavajë, Dritan Kazazi.

Gjatë kontrolleve periodike që ushtron IKMT në bazë të ligjit në të gjitha bashkitë e vendit, ka vërejtur se në Bashkinë e Kavajës, personat e akuzuar, duke vepruar, apo mosvepruar në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik dhe territorin publik në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe të ngritura në territorin e bashkisë Kavajë. IKMT shpreh vendosmërinë e saj, në mbrojtjen e territorit kundër abuzimeve të paligjshme, apo “’ë kopsitura’ nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e IKMT.

Artikulli paraprakPolicia e Lleshit nuk përmbahet, arreston edhe jetimin Bledar Dule pse protestoi të shtunën
Artikulli tjetërSkandali i Ramës me kapjen e Universitetit, pa dekretuar Presidenti shkarkimin e Konit, emëron të riun!