Vjollca Xhaka është një nga qindra të rejat shqiptare, të cilat kanë zgjedhur që të kthehen në Shqipëri pas kryerjes së studimeve në perëndim.
Ajo ka përfunduar disa universitete në SHBA, ndërsa ka mbajtur dhe poste shumë të rëndësishme në administratën amerikane, si dhe ka qenë punonjëse dhe në OKB.
Mirëpo çfarë ndodh tani që ajo është kthyer në Shqipëri, pasi ka qendruar për 18 vite në SHBA?!
Dëshira e saj për të dhënë një kountribut për vendin, duket se ka rënë në heshtje të plotë nga figurat politike dhe institucionet në vendin tonë, asaj i janë mbyllur të gjitha dyert.
Ajo thotë se sapo ka ardhur në Shqipëri u ka dërguar të gjithë eksperiencën e saj institucioneve, sidomos në pjesën e auditimit, pasi korrupsioni në vendin tonë është një nga problemet më të mëdha me të cilin ndeshen qytetarët dhe jo vetëm. Ajo tregon se ka kontaktuar Edi Ramën dhe deputetët më të rëndëishëm, po në shkëmbim ka marrë vetëm heshtjen.
“Nga zëdhënësi i Edi Ramës mora një përgjigje në telefon, dhe më tha që zoti kryeministër nuk mund të më gjej punë, pasi ky nuk është pozicioni i tij. Më tha se është njësoj si të marrësh në telefon dhe të të zgjidhë punën Barack Obama. Ndërkohë që unë dhe në SHBA kisha bërë të njëjtën gjë duke kontaktuar me presidentin amerikan edhe pse nuk kam marrë përgjigje as nga ai.
Për t’u bërë audituese në KLSH duhet që të dija kushtetutën e Shqipërisë, ligjin e nënpunësit civil, informacione që mund t’i merrja gjatë kohës që do ta fitoja këtë pozicion pune. Pse i duhet revizorit që të mësojë kushtetutën?! Unë shkova në provim dhe nuk më ra asnjë nga këto, po më ranë pyetje që kishin të bënin me llogaritjen. Tjetër gjë mësova dhe tjetër gjë më ra në povim. Qeveria shqiptare ka shpikur konkursin, ku i vlerëson njësoj si ata që kanë studiuar te Kristali si ata që kanë përfunduar në Ilinois”, shprehet Vjollca Xhaka në ”Fax neës”.
Ajo është kthyer tashmë në qytetin e saj të lindjes në Shkodër, dhe s’ka ndërmend të kthehet prapë drejt SHBA-ve, pa u pëpjekur me sa të ketë mundësi që të arrijë t’ia dalë në tregun shqiptar.