Kam frikë, se lëkurën do ta bëjnë hajmali

Erl KODRA

Edi Rama,Ti do të mbijetosh edhe një muaj; dy muaj; tre muaj.
Po ku do të shkosh më tej?!
Shikoni se çfarë ndodhë kur përpiqesh të zësh një popull në çark, sidomos një popull që është i vetëdijesuar se çfarë përbindëshi ka përballë.
I vetëdijesuar jo thjesht nga arsyeja, por nga thika që i ke ngulur në palcë.
Popullin armik mundesh ta zhdepësh me gaz të ashpër lotsjellës.
Mundesh t’i injorosh 300.000 armiq të brendshëm të pushtetit tënd kriminal që protestojnë paqësisht kundër teje. Mundesh t’i mbysësh armiqtë e tu me propagandë.
Mundesh edhe të blesh 50 njerëz dhe t’i quash “opozitë” e re. Para ke pa hesap, sigurisht.
Mediatikisht, ushtria e mercenarëve do vazhdojë mbështetjen pa kushte, sa kohë që ti do t’u hedhësh ushqim.
Frroku, Mero, Lorenci, Muchi, Zaloshnja, Vasjari, Minxhozi, Fevzo, Sokoli, Vasili dhe shumë të tjerë do të vazhdojnë ta lehtësojnë dhimbjen. Por dhimbja jote është e pashpresë. Nuk ka shërim.
Të gjitha këto janë favoret e tua, prej të cilave ti po mbijeton, përkohësisht.
Po më pas?!
Më pas, do të fillojë të mblidhet një lëmsh në grykë tek shqiptarët.
Çdo armik do të qëndrojë para teje duke të urryer. Çdo ditë e më shumë, deri sa urrejtja do të të kthehet në vullkan.
Atë ditë nuk do t’ia uroja as hasmit.
Sepse kam frikë, se lëkurën do ta bëjnë hajmali.

Artikulli paraprakMesazhi i fortë që ndërkombëtarët morën nga protesta popullore dhe Lulzim Basha
Artikulli tjetërSkandali/ Mësuesit dhe nxënësit, me detyrim në aktivitetet e “Ditës së Verës”