“Kam lejen e kryeministrit”, nis ndërtimi i HEC-it në lumin Cem, banorët në revoltë

Qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e 4 hidrocentraleve në Malësinë e Madhe. Fax News ka udhëtuar ditën e sotme në zonën e Vermoshit. Në brigjet e lumit Cem, qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e 4 hidrocentraleve dhe kjo ka krijuar polemika te banorët e Malësisë së Madhe të cilët e konsiderojnë këtë një pasuri e cila nuk duhet të cënohet.
Në një intervistë për Fax News, Kujtim Gjelaj, të cilit i është zënë prona nga ndërtimet që vazhdojnë çdo ditë, shprehet se askush nga komuniteti nuk është pyetur për ndërtimin e HEC-eve. Sipas tij ndërtimi i HEC-ve mbi lumin Cem do ta kthejë zonën në një zonë të vdekur.
“Ndërtimi i këtij HEC-i ka filluar qysh në muajin prill dhe askush nga komuniteti nuk ka qenë aspak në dijeni për ndërtimin e këtij HEC-i.
Banorët e Kelmendit janë shumë të shqetësuar sepsepo u ikën pasurioa më e madhe që ka falur zoti në këtë vend. Që nga fillimi kur kanë ardhur për të ndërtuar HEC-t ne nuk kemi ditur asgjë. Të themi të drejtën këtu nuk ka asnjë tabelë që të informojë se po ndërtohet. Vetëm kur kanë zbarkuar më skavatorë kemi pyetur se çfarë po ndodh.
Kjo pronë është e imja, e trashëguar prej disa vitesh. Njoftova policinë dhe sapo njoftova policinë më shoqëruan në Komisariat pasi ndalova punimet. U përballëm me organet kompetente dhe tregova dokumentat dhe ato më thanë se nuk është e jotja.
Më pas erdhi dhe presidenti i firmë ndërtuese dhe më tha unë kam lejen e kryeministrit. Ata nuk pyesin dhe më thanë nëse u del para mund të dënohesh me disa muaj kundër. Me ndërtimin e këtij HEC-I kjo zonë do të jetë e vdekur. Lumi Cen i ka dhën gjithë bukurinë kësaj zonë.
Komuniteti është i bashkuar për t’i thënë jo ndërtimit të këtij HEC-i. Ka reaguar dhe një shoqatë nga Mali i Zi.
Do t’i drejtohesha qeverisë shqipatre se nëse ka prokurori dhe gjykatë të veprojnë sot sepse nesër është vonë. Hapni ambasadat dhe populli i Vermoshit të largohet nga ky vend”.
Nga ana tjetër dhe këshilli bashkiak i Malësisë së Madhe të majtë dhe të djathët janë kundër ndërtimit të këtij HEC-i.

Exit mobile version