“Kam patur fatin e zi të njoh Donika Prelën, i dhashë 5 milionë lekë për të mbyllur çështjen e aksidentit”

Ekziston një konsensus i opinionit publik që prokurorja Donika Prela duhet shkarkuar nga detyra, paralelisht me dyshimin e qytetarëve se Komisioni i Vetingut do ta konfirmojë në detyrë, për shkak të ndërhyrjeve të forta politike në favor të saj, pavarësisht shkeljeve të rënda të konstatuara edhe nga vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Në adresën e “Boldnews.al” kanë mbërritur mesazhe të shumta që denoncojnë për përfshirjen e drejtueses së Krimeve të Rënda në korrupsion, si në pozicionin aktual, ashtu edhe kur ka ushtruar funksionet në Prokurorinë e Durrësit. donika prela 1
Redaksia ka përzgjedhur dy prej këtyre denoncimeve për ta publikuar, në të cilin jepen elementë thuajse konkretë për veprime të mundshme korruptive të prokurores Prela.
Një përdoruese e rrjetit social “Facebook” ka postuar në llogarinë e “Boldnews.al”, komentin e mëposhtëm për prokuroren Donika Prela:
“Kjo e ashtuquajtura zonjë, në 2010, për fatin tonë gri (as të zi, as të bardhë) rastisi të jetë prokurorja e çështjes së tim shoqi, për aksident me pasojë plagosje!

Duke qenë se avokati që kishim zgjedhur ne nuk ishte ndër ata që bashkëpunonte kjo (gjëja e parë që na u bë e ditur nga avokati), pas disa ditësh na vjen një sekser, dërguar nga kjo, që na u prezantua si xhaxhai i saj, me të cilin, për shumën që kërkonte kjo, 4 milion lekë të vjetra, ramë dakord dhe u mbyll çështja në favorin tonë.
“Kush ka hall të gjen dhe në terr”, thonë, por duke qenë e korruptuar deri në palcë, nuk duhet të dalë kaq shumë në dritë, e lëre pastaj po ta kalojë vettingun…”
Gjithashtu, edhe një tjetër komentues denoncon për një tjetër rast korrupsioni të kryer nga Donika Prela dhe sërish shuma e kërkuar ka qenë 4-5 milionë lekë (të vjetra) për të zgjidhur “hallin”.
“….Kjo zonjë ka qenë prokurorë në Durrës dhe kam pasur fatin e (zi) ta njoh nga afër, ku, për një konflikt të çastit mes dy të rinjve durrsakë, që përfundoi në dhunë fizike, por pa dëmtime serioze, zonja në fjalë, prokurore e çështjes, kërkonte 4 deri në 5 milionë lekë të vjetra …! Po unë pata dhe fatin e bardhë sepse, duke njohur mirë jurisprudencën dhe duke qenë e mirë informuar në fushën e drejtësisë, e vura me “shpatulla për muri “ dhe i tregova rrugën e drejtë dhe ligjore zonjës, por kurrsesi t’i ofroja lekët e kërkuara prej saj! Pra, të tillë njerëz nuk janë aspak të denjë për të qenë në një karrige, ku kërkohet rregull etik dhe zbatim i ligjit.
/Boldnews.al

Exit mobile version