“Kam shumë vese”- Çfarë shkruante në letër mësuesi amerikan që mbyti gruan dhe më pas vari veten! Dyshohet se kishte borxhe! Prej 4 vitesh jetonte në Shqipëri

Të tjera detaje janë zbardhur ne lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku mësuesi amerikan Matthew James Wertz mbyti gruan e tij në banesën ku jetonin me qira, vrau dy qentë me shkop bejsbolli dhe më pas vari edhe veten.

 

Mësohet se profesori amerikan prej 4 vitesh jetonte ne Tirane, ku punonte mësues në një shkollë private.

Ai kishte lënë edhe një letër, që u gjet nga policia dhe grupi hetimore, ku ndër të tjera shkruante se “kishte shumë vese dhe kishte shumë borxhe”.

Fillimisht, policia tha se është gjetur trupi i pajetë i amerikanit, ndërsa më vonë janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane dhe 2 qentë.

“Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen). Paraprakisht mendohet se të dy qentë janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli), informoi policia e Tiranës në orët e vona të mbrëmjes”, tha policia.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia. Viktima kishte lënë edhe një letër lamtumire për babanë. Mësohet se në letër shkruhej: “Më fal, nuk ia dola dot.”

Artikulli paraprakGjenden të pajetë një burrë dhe një grua në Fier, dyshimet e para
Artikulli tjetërAbsurdi i projektit me parkingjet smart, 7500 euro për një parking