Mësohet se profesori amerikan prej 4 vitesh jetonte ne Tirane, ku punonte mësues në një shkollë private.
Ai kishte lënë edhe një letër, që u gjet nga policia dhe grupi hetimore, ku ndër të tjera shkruante se “kishte shumë vese dhe kishte shumë borxhe”.
Fillimisht, policia tha se është gjetur trupi i pajetë i amerikanit, ndërsa më vonë janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane dhe 2 qentë.
“Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen). Paraprakisht mendohet se të dy qentë janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli), informoi policia e Tiranës në orët e vona të mbrëmjes”, tha policia.
Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia. Viktima kishte lënë edhe një letër lamtumire për babanë. Mësohet se në letër shkruhej: “Më fal, nuk ia dola dot.”