Kamikazja e Ramës raporton në Komisionin e Ligjeve, Paloka: Kjo zonja duhet të ishte përballë vetes…

Në Komisionin e Ligjeve ka qenë ditën e sotme për të raportuar Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku. Deputetët e PD në këtë Komision janë shprehur se Marku duhet të ishte duke u hetuar, për shkak të vendimeve të paligjshme që ka marrë në krye të institucionit.
Nënkryetari i PD, deputeti Edi Paloka tha se, zonja është në krye të një institucioni Kushtetues në shkelje të plotë me Kushtetutën.
“Prokuroria e Përgjithëshme është organ Kushtetues dhe si e tillë ka një arsye që zgjidhet me 84 vota dhe zonja ka vetëm 69 vota, as votat e maxhorancës nuk i ka në parlament. Megjithatë ajo e ka marrë përsipër këtë detyrë që i ka caktuar partia juaj, do ta çojë deri në fund”, tha Paloka.
Megjithatë opozita edhe pse kishte kërkuar shtyrjen e raportit, mori pjesë në mbledhje, duke paralajmëruar pyetje për çeshtje që sipas Palokës duhet ta çonin në bankën e të akuzuarve.
“Ne jemi këtu për interesin e Parlamentit edhe të publikut. Kemi ardhur të dëgjojmë edhe raportimin, por sigurisht që jemi më të interesuar t’i bëjmë të qarta si për deputetët edhe për opinion publik, që kur ka ardhur zonja në krye të Prokurorisë nuk kanë marrë as përgjigje as sqarime. Prandaj pas raportimit të zonjës ne do të bëjmë pyetjet, pikërisht për të sqaruar gjithë çeshtjet që deri më sot janë lënë në errësirë dhe që janë të gjitha të lidhura me shkelje kushtetuese, me shkelje të ligjit dhe me akte që në fakt këtë zonjën duhet ta kishin çuar jo këtu ku është sot, por përballë vetvetes”, deklaroi Paloka.

Artikulli paraprakTaksisti nga Vlora tregon tmerrin: Më futën në bagazh dhe më godisnin…
Artikulli tjetër“Zonja nuk e di”, Paloka paralajmëron: Do jepni llogari