Kamp emigrantësh në Shëngjin, qytetarët e Lezhës në protestë: Asnjë konsultim me ne

Qytetarët e Lezhës kanë protestuar pasditen e së enjtes në pedonalen e qytetit kundër kthimit të Shëngjinit dhe Gjadrit në qendër pritëse për 36 mijë emigrantët që do të vijnë nga vendet e Afrikës. Të indinjuar, qytetarët lezhianë shprehen se nuk është bërë asnjë konsultim publik me ta, nëse janë apo jo dakord për vendosjen e emigrantëve në një nga pikat më të bukura turistike të qarkut Lezhë.

Me pankarta në duar qytetarët marshuan drejt përmendores së Atë Gjergj Fishtës, duke u shprehur se dikur në këtë vend kanë kuvenduar princat e mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare, ndërsa sot po kthehet në një kamp emigrantësh, pa dëshirën e tyre.

Ndër të tjera, ata theksojnë së nuk janë kundër mikpritjes së tyre, por kërkojnë një ndarje proporcionale për vendosjen e tyre edhe me qytete të tjera portuale, si Durrësi, Vlora apo edhe Saranda, të cilat janë edhe më afër me portet italiane.

Artikulli paraprakSPAK-u po kryen shërbimin e madh.
Artikulli tjetërSezoni turistik mbaroi, por kursi Euro-Lek pranë niveleve më të ulëta në tre muaj