Nën kujdesin e Kryebashkiakut Xhelal Mziu kanë startuar sot festimet e 23-vjetorit të Bashkisë Kamëz.
Qyteti është zbukuruar dhe përfshirë nga një atmosferë festive e cila duket edhe të njerëzit, festë e cila do të vazhdojë deri në përfundim të ditës së nesërm.
Skena gjigante e Pallatit të Kulturës ka ngritur siparin e aktiviteteve dhe është kthyer në një arenë të vërtet festive për të gjithë qytetarët, nga fëmijët e kopshteve, nxënësit e shkollave ku do të përformojnë me shfaqjet e tyre. Në dy ditë festë do të ketë çelje Ekspozite, festival Multikulturor të grupeve profesioniste etj.
Sot festa do të startojë me parakalimin e grupeve pjesëmarrëse në festivalin Multikulturor ‘Kamza 2019’, në të cilin do të marrin pjesë veç Qendrës Kulturore Kamzës dhe Shoqata Kulturore ‘Afërdita’ nga Belshi, Ansamblin ‘Folk-Alb’, ansambli i këngëve dhe valleve Obiliq Kosovë, ansambli Alex Complex etj.
Festa do të shënojë kulmin nesër, ditën e themelimit të Kamzës Bashki, në çeljen zyrtare të aktivitetit në ora 10:00, ku pas këndimit të Hymnit Kombëtar para Pallatit të Kulturës, parakalimit të Bandës së qytetit do të ketë dhe koncerte të shkollave dhe aktivitete sportive.
Kryetari i Bashkisë Xhelal Mziu do të ketë një takim me nxënësit më të mirë në sallën e Këshillit Bashkiak Kamëz.
Në kuadër te festimeve të tjera grupe do të performojnë në Pallatin e Kulturës Kamzës për qytetarët si shoqata kulturore artistike ‘Benda’ Tiranë, SHKA ‘Burimet e Sharrit’ Tetovë, Qendra Kulturore Mallakastër, SHKA ‘Shote Galica’ Drenas, Qendra Kulturore Tiranë.
Në përfundim të përformancës artistike juria do të shpall dhe fituesit e festivalit.
Do të vlerësohen personalitete që i kanë dhënë jetë qytetit ndër vite si dhe miq të Bashkisë Kamzës.
Nuk do të mungojnë as surprizat ndaj Bashkia Kamëz dhe Kryebashkaiku Xhelal Mziu Ju ftojmë t’i bashkoheni kësaj ngjarje të veçantë për qytetin.